×
  • Lajme
  • Lajme

    Sakrifica e punëtorëve të Klinikës Infektive

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Covid-19 u përhap fare shpejtë pothuajse në tërë botën.

    Më 13 mars në Kosovë u shënua rasti i parë i infektuar me virusin SARS-COV-19.

    Prej atëherë, personat e infektuar u izoluan disa në Klinikën Infektive e disa në shtëpitë e tyre. Shteti pezulloi mësimin në shkolla, mbylli çerdhet dhe shumë veprimtari të tjera.

    Deri tani në Kosovë, të infektuar me koronavirus 4.715 persona, 2.227 janë shëruar dhe 101 kanë humbur jetën.

    Covid-19 preku më shumë moshën e tretë dhe ende nuk ka ndonjë ilaç për trajtimin e kësaj sëmundje.

    Klinika Infektive ka trajtuar qindra pacientë të infektuar me koronavirus.

    Infektologët ishin shpresë për shumë qytetarë të prekur nga ky virus, dhe familjarë të tyre të cilën çdoherë sytë i drejtonin nga kjo klinikë për të mësuar rreth shëndetit të tyre.

    E ata ishin çdoherë në krye të detyrës, u bën “heronjtë e pandemisë”, duke u larguar edhe nga fëmijët e tyre vetëm që të shpëtojnë jetë.

    Infermieria me inicialet N.A rrëfen si është distancuar nga familja në momentin që ka dal pozitiv.

    N.A: Nuk ka qenë e lehtë të distancohem nga familja

    “Në momentin që e kam kuptuar që kam dalë pozitiv jam distancuar, jam karantinuar, dy javë e katër ditë kam qëndruar larg familjes, fëmijëve e bashkëshortit, nuk ka qenë e lehtë për besë, mirëpo ia dolëm”, rrëfen ajo.

    Derisa dëgjojmë rrëfime të personelit shëndetësor, për kohën e pandemisë, gjejmë se sfidë e madhe për të gjithë është fakti që ky virus erdhi me shumë të panjohura, duke sjellë shqetësim edhe të vet punëtorët e këtij sektori.

    Ushtruesja e detyrës së drejtorit në Klinikën Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha tregon si u detyrua t’i largojë fëmijët nga shtëpia.

    Ajazaj-Berisha: Fëmijët i kam pasur të prindërit

    “Pjesën më të madhe të kohës, qoftë gjatë vikendeve dhe festave më është dashur të rrijë një pjesë të madhe të kohës, fëmijët i kam pasur të prindërit dhe atje kanë qëndruar gjatë gjithë kohës dhe gjatë vizitës që u kam bërë fëmijëve dhe prindërve është dashur gjatë gjithë kohës ta mbajë distancën së paku dy metra larg dhe duke i shfrytëzuar mjetet mbrojtëse, maskat dhe dorezat”, thotë ajo.

    Edhe vet punëtorët shëndetësorë u përballen me probleme emocionale si pasojë e përhapjes së koronavirusit, sidomos ata që u infektuan.

    Infermierja N.A tregon se si morri kurajo ta kalojë fazën kur ishte me Covid.

    N.A: Kur familja doli negativ morra kurajo ta kaloj

    “Shumë keq e kam përballuar, të drejtën më të thënë duke e marrë parasysh për shkak të rrezikimit të familjes, më shumë e kisha atë problem, sepse fëmijët ishin të vegjël, duke i menduar disa probleme më tutje duke mos mundur me ia dalë, megjithëse unë isha pozitiv. Mirëpo të nesërmen u testuan e gjithë familja dhe gjithë dolën negativ e kjo ndoshta ka qenë një shtyllë e madhe që ma ka dhënë kurajo ta kaloj”, tregon ajo.

    Nga dita kur u konfirmuan rastet e para me Covid-19 mjekët në Klinikën Infektive kaluan në kujdestari 24 orë dhe kohën më të madhe e kaluan brenda klinikës duke trajtuar rastet që çdo ditë shënonin rritje.

    Lindita Ajazaj- Berisha, u.d drejtor në Klinikën Infektive thotë se qëndrimi me familje bëhej çdoherë e më i vështirë.

    Ajazaj-Berisha: Ka qenë sfidë të mos e përhapim infeksionin në familje

    “Ka qenë edhe për ne si personel shëndetësor një sfidë jashtëzakonisht e madhe, përveç punës dhe angazhimit brenda klinikës normal edhe sfida tjetër që të ruhemi dhe mos të përhapim infeksionin të familjet në shtëpi”, tregon ajo.

    Për muaj me radhë shumë punëtorë shëndetësorë nuk takuan të afërmit e tyre për shkak të rrezikut që bartnin.

    Jeta e tyre po zhvillohej vetëm brenda klinikës, aty ku përballeshin me raste të rënda që shfaqeshin pas përhapjes së një virusi krejt të panjohur për të gjithë.

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...
    Lajme01 Maj 2024
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024”. Gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit...
    Lajme01 Maj 2024
    Zv/kryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se është takuar me parlamentarë e zyrtarë qeveritarë në Bern të Zvicrës, me të cilët ka thënë...
    Të tjera
    Vip01 Maj 2024
    Banorja e Big Borther VIP, Egla Ceno është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Në ambientet e shtëpisë janë futur disa mjekë,...
    Kronika01 Maj 2024
    Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot në fshatin Lupç të Podujevës, ndërsa një...
    Lajme01 Maj 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për plagosjen në Lupç të Podujevës. Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë për Express...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në një prononcimi për FrontOnline thotë se kërkesa e SBASHK-ut për rritje të pagës është...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Mbështetësit e Izraelit sulmuan një kamp proteste pro-palestinez në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos të mërkurën, derisa kryebashkiaku i New York...
    Lajme01 Maj 2024
    Në shënim të 25-vjetorit të masakrës në Nabërgjan të Komunës së Pejës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.