
Rusia ka regjistruar në total më shumë infeksione me koronavirus se Kina.
Rusia tani ka më shumë raste të konfirmuara të koronavirusit se Kina, raporton agjensia e lajmeve Tass.
Rusia ka konfirmuar 6,198 raste të reja të koronavirusit gjatë ditës së kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në vend në 87.147 në të gjitha rajonet, njoftoi të hënën qendra e krizës anti-koronavirus.
Kina ka regjistruar 84.500 raste të konfirmuara deri më tani.
50 pacientë të tjerë me koronavirus kanë vdekur gjatë ditës së kaluar, duke sjellë numrin e vdekjeve të Rusisë në 794.