Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi u regjistruan 5,488 raste të reja të koronavirusit.
Kështu, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga Covid-19 në këtë shtet shkoi në 1,057,362, që është shifra e katërt në botë. Para Rusisë janë Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 119 raste fatale dhe numri i përgjithshëm i viktimave të pandemisë në Rusi shkoi në 18,484, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Sipas agjencisë Tass, mbi 165 mijë persona janë duke marrë trajtim për t’u shëruar nga koronavirusi në mbarë Rusinë.