Portali ushtarak Avia.pro, njofton se ka dështuar furnizimi i Forcave Ajrore ruse me aeroplanë të gjeneratës së pestë SU-57.
Vitin e kaluar drejtues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë ruse, kishin deklaruar se që nga fillimi i vitit 2020, këto Forca në përbërjen e tyre do të kenë aeroplanë luftarak të gjeneratës së pestë Sukhoi SU-57.
Kompania shtetërore ruse “Korporata e Bashkuar e Aeroplanëve”, që prodhon aeroplanët luftarak Sukhoi ende nuk ka filluar me prodhimin serik të SU-57. Problemet e kompanisë kishin filluar vitin e kaluar, ku për shkak të problemeve teknike kishin ndodhur disa rrëzime të aeroplanëve testues, çka ka ndikuar në shtyrjen e prodhimit serik.
Ekspertet ushtarak që përcjellin zhvillimet në industrinë ushtarake, thonë se Rusia gjatë këtij viti nuk do të mundë të filloj me prodhimin serik të SU-57, çka do të ndikoj në shtyrjen e modernizimit të Forcave Ajrore ruse.
Pos problem teknike, industria ushtarake ruse përballet edhe me problem të mëdha ekonomike, që shkaktohen nga humbjet e mëdha që i ka kjo industri. Si pasoj e humbjeve gjatë procesit të prodhimit, Industrisë ushtarake ruse është e zhytur në borxhe të mëdha, si ndaj institucioneve shtetërore ashtu edhe ndaj atyre bankare.
Borxhi i industrisë ushtarake ruse edhe përkundër financimeve që i kishte marrë nga Qeveria dhe nga shitja e armëve jashtë Rusisë, në fund të vitit 2019 ishte mbi miliardë dollarë. /Telegrafi/