-->
×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rukiqi: Dora e shtetit ka dështuar të ofrojë përkrahjen për sektorin privat

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar nga institucionet shtetërore veprim të shpejtë për menaxhimin e situatës me koronavirusin.

    “Presim nga qeveria, parlamenti dhe institucionet tjera veprime të bazuara në të dhëna dhe analiza të thella. Presim të ketë veprime edhe të parlamentit për menaxhimin e situatës. Qeveria dhe parlamenti kanë bërë minimalisht për t’u dalë në ballë sfidave të krijuara nga pandemia. Rrezikojmë të mbyllim mijëra biznese dhe vende pune”, është shprehur Rukiqi në konferencën e jashtëzakonshme.

    “Asnjë biznes nuk e ka kapacitetin e vet që ta përballojë këtë për një kohë më të gjatë, të jemi të sinqertë fundin e këtij muaji”.

    “”Pakoja emergjente” që nuk arriti të adresojë asnjë emergjencë duhet të implementohet pa vonesë. Për bizneset dhe punëtorët është pak e rëndësishme se kush duhet të marrë vendim. Sektori privat e pret përkrahjen e dorës së shtetit. Shteti ka dështuar ta ofrojë këtë përkrahje. Ky vit do të jetë i vështirë dhe nuk do të jetë i rritjes për asnjë biznes. Ky është vit i mbijetesës. Për herë të parë nga paslufta duhet bërë ndryshim, rritje të efikasiteti, zvogëlim të shpenzimeve. Nuk mund të mbijetohet me të hyrat që i presim nga vizitat e diasporës”.

    Rukiqi ka bëtë thirrje që të respektohet masat ani Covid-19 si e vetmja mënyrë për ta luftuar këtë virus.

    Në rastet ku ka turma, ai ka theksuar se duhet të ndërhyjë policia.

    Ndërkaq sa i përket mbajtjes së seancës së kuvendit për rishikim të buxhetit, ai ka thënë se duhet të gjendet mënyra që ajo të mbahet.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/599800710672443/

    Nga Rubrika
    Sport26 Gusht 2025
    Mbrëmë, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e postoi në rrjete sociale një foto me Leon Avdullahun, duke konfirmuar...
    Sport26 Gusht 2025
    Karriera e sulmuesit Ardit Tahiri do të vazhdojë në Finlandë, pasi ai ka kompletuar transferimin te klubi më i madh i këtij...
    Sport26 Gusht 2025
    Andrea Cambiaso do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Juventusit në Serie A, pasi është pezulluar për sjellje të dhunshme...
    Të tjera
    Lajme26 Gusht 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, është deklaruar për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb....
    Lajme26 Gusht 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se arsyeja kryesore pse Albin Kurti nuk dëshiron konstituimin e institucioneve është lidhet drejtpërdrejt...
    Lajme26 Gusht 2025
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në “Rubikon” në Klan Kosova tha se qeverisja Kurti ka qenë nivel i Dimal...
    Bota/Rajoni26 Gusht 2025
    Një grua ka qenë duke ecur me biçikletë në drejtim të Korçës kur është përplasur nga mbrapa nga një mjet, duke e...
    Lajme26 Gusht 2025
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se sot në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 51 vatra zjarri. Prej tyre, katër...
    Lajme26 Gusht 2025
    Procesi i pranimit në BE për Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën nuk po përparon....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.