×
  • Lajme
  • Lajme

    Rugova: Ka tendenca për imponim të kryetarit të LDK-së

    FrontOnline
    26 Shkurt 2021

    Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova i ka kërkuar lidershipit në dorëheqje të partisë të qëndrojnë jashtë procesit të zgjedhjes së kryetarit dhe strukturave të reja. Pasi, sipas tij, ka tendenca që të njëjtit ta imponojnë një kryetar të ri duke improvizuar ose ricikluar figura që i sollën LDK-së humbjen më të thellë zgjedhore.

    Rugova në një intervistë për KosovaPress thotë se gjëra të tilla vetëm do ta dëmtojnë edhe më shumë LDK-në, e sidomos në zgjedhjet lokale.

    “Ky lidership, sipas meje, duhet të qëndrojë komplet anash për shkak të debaklit zgjedhor që e ka pësuar LDK-ja nën udhëheqjen e këtij lidershipi. Ata nuk duhet t’i fusin duart në zgjedhjen dhe lidershipit (të ri) të partisë. Po vërehen tendenca që këta të imponojnë, po konsideroj se këta po duan ta thirrin Kuvendin e Jashtëzakonshëm dhe zgjedhor pa një analizë dhe elaborim të shkaktarëve. Këta munden edhe ta bëjnë një kozmetikë të tillë, por si mund të reformojnë partinë dhe të ecin tutje ky lidership që e solli partinë në këtë gjendje dhe këtë shkallë. Çdo improvizim dhe tentim për riciklim të figurave që janë pjesë e kësaj fiasko zgjedhore, frikësohem që do ta dëmtojë LDK-në. Ideja që të mbahen zgjedhjet tani, ani në një limit kohor prej 60 ditëve, 30 ditë për nëndegë, 15 ditë për degë dhe 15 ditë për Kuvendin zgjedhor na jep një komoditet të hapin debatin dhe besimin tonë t’ia kthejmë anëtarësisë”, thotë ai.

    Ai thotë se thirrja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm pa një analizë dhe pa një kërkim falje Këshillit të Përgjithshëm dhe anëtarësisë është qasje e gabueshme.

    “Këta po tentojnë të thërrasin mbase në dhjetëditëshin e parë të marsit një Kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor, pa një analizë, pa një raportim, pa një kërkim falje. Ky lidership duhet t’i kërkojë falje atij kuvendi që e ka zgjedhur, duhet t’i kërkojë falje Këshillit të Përgjithshëm që e ka mandatuar këtë kryesi dhe duhet t’i kërkojë falje anëtarësisë së LDK-së. Pa një reformë dhe pa zgjedhje nga baza, rifreskim dhe rikonfigurim substancial me emra kompetentë dhe liderë që reflekton unitet, frikësohem se në zgjedhjet lokale LDK-ja do të dëmtohet edhe më shumë”, thotë Rugova.

    Lidhur me kandidaturat e mundshme për kryetar të LDK-së, Rugova thotë se që të gjithë emrat që po përmenden janë pjesë e kryesisë që e kanë sjell partinë në këtë gjendje.

    “Që të gjithë, disa janë nënkryetar të Isa Mustafës, disa janë anëtarë të kryesisë dhe janë pjesë e atij 31-shit të partisë që e kanë sjellë partinë në këtë gjendje. Me, apo mosveprimin e tyre, sepse mosveprimi i atyre që u potencua thjesht na ka ndëshkuar. Prandaj zotëri Quni është njëri nga ata që ka folur publikisht se do të kandidojë, tash do të shohim kandidaturat zyrtare dhe unë si delegat do të them fjalën time për secilin, por atje ku është vendi në Kuvendi të LDK-së”, deklaron ai.

    Krahas këtyre, Rugova bëri thirrje për hapje të LDK-së karshi kuadrove të reja.

    “Tani besoj që LDK-ja duhet të hapet, duhet të reflektojë, duhet të krijojë kondita për të gjithë njerëzit që kanë peshë politike, profesionale dhe donë filozofinë politike të LDK-së. T’iu hapim dyert të unifikohemi”, thotë ai.

    Lidhja Demokratike Kosovës pritet të mbajë Kuvendin Zgjedhor të partisë më 14 mars për zgjedhjen e kryetarit dhe strukturave të reja.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit. E para e shtetit, nderimet tek memoriali...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shëndeti i Mbretit të Britanisë së Madhe mund të mos jetë duke u përmirësuar. Sipas mediave amerikane, gjendja e tij shëndetësore është...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformën X ku shihet duke i  shtrënguar duart me ish-kreun e OSBE-së...
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës raketa “Patriot” shtesë për sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, si pjesë e një pakete...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.