
Nexhmi Rudari i cili vie nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e që njëherësh është edhe kandidat i kësaj partie për zgjedhje të reja, ka thënë për “Front Online” se detyrën e kryetarit në Podujevë është duke e ushtruar bazuar në kompetencat që i janë dhënë me ligj.
“Në aspektin e obligimeve dhe të përgjegjësive që i kam, është e rregulluar edhe me ligj. Unë e ushtroj funksionin e kryetarit të komunës me të gjitha kompetencat, sikur të jem kryetar i zgjedhur. Megjithatë do të ishte më mirë që të jem i zgjedhur edhe formalisht”, ka thënë Rudari.
Ndërsa i pyetur se a është i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve pas lehtësimit të masave nga ministria e Shëndetësisë, ai ka thënë që është mëse i gatshëm.
“Unë mendoj që organet relevante në këtë rast Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, duhet të japin rekomandim, vlerësimet e tyre profesionale dhe pastaj presidenti me marrë vendim. Unë jam i gatshëm që nesër nëse mbahen zgjedhjet, por duhet të presim edhe rekomandimet e institucioneve relevante”, ka thënë ai për “Front Online”.