×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrjeti i Grave: Shprehim shqetësim të madh në lidhje me dënimin e ulët për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

    FrontOnline
    24 Prill 2024

    RrGK ka reaguar për vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për rastin e 11 vjeçares.

    Rrjeti i Grave, kanë shprehur shqetësimin e tyre se dënimi i të akuzuarve nuk ka qenë në nivelin e duhur.

    Reagimi i plotë:

    RrGK shpreh shqetësim të madh në lidhje me denimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh një shqetësim të madh në lidhje me dënimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje.

    Vepra penale për të cilën po akuzohen të pandehurit sipas Kodit Penal të Kosovës, neni 227, paragrafi 7, është e dënueshme me burgim së paku 10 vjet. Në këtë rast, gjykata ka shqiptuar minimumin e denimit, gjë që e vlerësojmë si skandaloze dhe të papranueshme, veçanërisht kur kemi të bejmë me një rast i tillë.

    Ne si shoqëri, përfshirë Rrjetin e Grave të Kosovës, shprehim një shqetësim të thellë në lidhje me trajtimin e rasteve të dhunimit nga institucionet e drejtësisë. Është thelbësore që gjykatat të kuptojnë peshën dhe ndikimin e këtyre rasteve në shoqëri dhe të ndërmerren veprime me seriozitet dhe dinjitet në trajtimin e tyre.

    Dënimet minimale që shqiptohen për këto vepra shkaktojnë shqetësim për gratë dhe vajzat në Kosovë pasi ato duket të jenë në favor të autorëve të krimit dhe jo në mbrojtje të viktimave. Kjo situatë i dekurajon viktimat e dhunës për të raportuar rastet e tyre dhe e bën më të vështirë për ta gjetur besimin në sistemin e drejtësisë.

    Rrjeti i Grave të Kosovës do të vazhdojë të monitorojë reagimin institucional ndaj rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe të angazhohet për të siguruar mbështetje dhe drejtësi për viktimat e këtyre veprave të tmerrshme. Ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe ndihmë për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë raportimet se Zëvendësndihmës Sekretari Gabriel Escobar është shkarkuar nga kjo pozitë. Nga DASh thonë se...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se me kauza të ndryshme, deputetët e pozitës po i mbrojnë aferat korruptive....
    Kronika06 Maj 2024
    Një burrë në Prishtinë ka raportuar se ish-bashkëshortja e tij e ka kanosur përmes telefonit. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së...
    Të tjera
    Kronika06 Maj 2024
    Dy persona me pasaporta ruse janë ndaluar në Jarinjë. Ata nuk kishin viza të Kosovës dhe dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale....
    Lajme06 Maj 2024
    Derisa ishte në opozitë Lëvizja “Vetëvendosje” insistonte në themelimin e Komisioneve Hetimore Parlamentare, por prej se ka ardhur në krye të institucioneve...
    Front TV06 Maj 2024
    Investimet e fundit nga Ministria e Shëndetësisë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po konsiderohen të kryera sa për sy...
    Kronika06 Maj 2024
    4 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Dy raste kanë ndodhur në Prishtinë....
    Sport06 Maj 2024
    Të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale mes Real Madridit e Bayern Munich. Takimi i parë i zhvilluar në gjermani u mbyll...
    Vip06 Maj 2024
    Një debat i fortë ka ndodhur mes Erjolës dhe Françeskës, ku kjo e fundit e akuzon se e ka qejf Romeon. Kjo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.