Gjermania ka publikuar raportin e rasteve të reja me COVID-19.
Gjermania ka konfirmuar 1,209 raste të reja COVID-19 gjatë 24 orëve të kaluara, me numërimin total prej 167.300, tha të premten Instituti Robert Koch, raporton Reuters.
Numri i vdekjeve është rritur nga 147 në 7.266 brenda të njëjtës periudhë kohore.
Një ditë më parë, vendi konfirmoi 1.284 raste të reja dhe 123 vdekje.
Më shumë se 141,000 pacientë me COVID-19 janë rikuperuar në Gjermani që nga fillimi i shpërthimit.
Organizata Botërore e Shëndetit e shpalli shpërthimin e COVID-19 një pandemi në 11 Mars, transmeton lajmi.net.
Deri më sot, më shumë se 3.8 milion njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën, me mbi 269,000 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.