Lajme

Rriten temperaturat, në dy ditët e ardhshme mbi 30 gradë

Rriten temperaturat, në dy ditët e ardhshme mbi 30 gradë
18:53 | 25 Qershor 2020

Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat ditën e shtunë parashihen të shoqërohen me riga të izoluara shiu, kurse dita e premte parashihet të jetë kryesisht me diell.

Instituti Hidrometeorologjik tregon se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikut, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17 të jetë sa më i kufizuar. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021

Të tjera