×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rregullorja e re për udhëtarët që hynë në Austri, shkakton kaos të madh

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Rregullorja e re për hyrjen në Austri nga zonat e rrezikut me Covid -19 të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë të premten ka shkaktuar konfuzion të madh. Edhe vet departamenti e interpretoi rregulloren disa herë ndryshe.

    Megjithatë, të shtunën pasdite gjithçka u bë e qartë: Të gjithë banorët e Austrisë që kthehen nga 32 shtetet me rrezikshmëri të lartë nga koronavirusi, e kanë të detyrueshme të paraqesin një test PCR negativ që nuk është më i vjetër se 72 orë.

    Rregullorja hynë në fuqi nga dita e hënë(27 korrik). Për personat me vendbanim në Austri të cilët tashmë janë jashtë vendi, ndryshimet do të zbatohen nga e shtuna (1 gusht), shkruan oe24.at, përcjell Albinfo Austria.

    Nëse testi jashtë Austrisë nuk është i mundur të bëhet apo është i papranueshëm për shtetet e BE-së, atëherë testin PCR duhet ta bëni në Austri brenda 48 orëve që nga koha kur hyni në këtë shtet.  Të gjitha shpenzimet duhet t’i mbuloni personalisht.

    Derisa nuk e merreni rezultatin e testit, duhet të vet-karantinoheni (në shtëpi) deri në dhjetë ditë. Në momentin që e paraqitni testin dhe rezultati është negativ, aty përfundon edhe vet-izolimi juaj.

    Në rast se provoni t’i ikni kësaj rregullore, ju do të përballeni me një gjobë prej 1450 euro.

    Sipas rregullores, shtetet ose zonat me një rrezik të shtuar të Covid 19 janë: Egjipti, Shqipëria, Bangladeshi, Bjellorusia, Bosnje-Hercegovina, Brazili, Bullgaria, Kili, Ekuadori, India, Indonezia, Irani, Kosova, Meksika , Moldavia, Mali i Zi, Nigeria, Maqedonia e Veriut, Pakistani, Peru, Filipinet, Portugalia, Rumania, Federata Ruse, Suedia, Senegali, Serbia, Afrika e Jugut, Turqia, Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Provinca Hubei (Kinë).

    Për shtetasit e vendeve të treta që nuk janë me vendbanim në Austri, hyrja në përgjithësi është e ndaluar, përveç nëse vijnë nga zona e Shengenit dhe mund të paraqesin një test PCR negativ, i cili gjithashtu nuk është më i vjetër se tre ditë, transmeton Albinfo Austria.

    Përjashtime nga ndalimi i hyrjes për shtetasit e vendeve të treta vlejnë gjithashtu për personelin mjekësorë, punëtorët sezonalë ose diplomatët. Nuk ka kufizime në vizitat shtetërore dhe për arsye të veçanta familjare – për shembull, udhëtimet për bashkim familjare apo të partnerëve. Po ashtu kalimi transit dhe pa ndalesë në Austri  mbetet i mundur dhe pa kufizime.

    Në parim, Ministria e Jashtme vazhdon të këshillon shtetasit dhe banorët rezidentë të Austrisë që mos të bëjnë udhëtime “të panevojshme” jashtë vendit.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Gusht 2025
    I vogël është numri i grave kandidate për kryetare të komunave, të propozuara nga partitë politike, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit....
    Lajme16 Gusht 2025
    Gjithsej 39 ekstradime nga Kosova dhe vende të tjera janë kryer nga janari deri në qershor të këtij viti. Njohësit e sigurisë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike...
    Të tjera
    Lajme16 Gusht 2025
    Fluksi i automjeteve me qytetarë në pikat e kalimeve kufitare të vendit ka shënuar rënie në orët e mbrëmjes. Sipas gjendjes së...
    Lajme16 Gusht 2025
    Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për menaxhimin e dobët të sektorit energjetik. Në një...
    Lajme16 Gusht 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë dhe vartësit e tij se po...
    Lajme16 Gusht 2025
    Kryetari i Komunës së Junikut, në një postim në rrjetet sociale, u është drejtuar qytetarëve të kësaj komune që jetojnë jashtë vendit,...
    Lajme16 Gusht 2025
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përmes zyrës regjionale në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë masa të...
    Lajme16 Gusht 2025
    Në një shkrim të gjatë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kritikuar vendimin për marrjen me qira të zyrave me logon e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.