×
  • Kronika
  • Kronika

    Rrëfimi për gruan nga Skënderaj që u plagos rëndë nga burri i saj

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Mëngjesin e së martës, Q.R. 36-vjeare, nga fshati Klinë e Poshtme e Skënderajt, u dërgua urgjentisht për në Qendrën e Mjekësisë Familjare të këtij qyteti. Në trupin e saj, kryesisht në pjesën e abdomenit, kishte dhjetëra plagë të shkaktuara nga një thikë.

    Lëndime jo të lehta trupore kjo 36-vjeçare kishte marrë edhe në dy duart. E të gjitha këto plagë dyshohet se viktima i ka marrë nga burri i saj me të cilin ka dy fëmijë. I dyshuari është arrestuar, ndërkohë para organeve të hetuesisë nuk ka dashur që të flasë për ngjarjen. Njëjtë kanë bërë edhe familja e tij.

    Së paku dhjetë plagë ka në trupin e saj 36-vjeçarja, Q.R., e cila tash e sa vite është e martuar dhe jeton në fshatin Klinë e Poshtme të Skenderajt. Këto plagë, asaj dyshohet se iu shkaktuan nga burri i saj i cili është rreth 40 vjeçar. Kjo grua urgjentisht ishte dërguar për në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skënderaj. Aty i është dhënë ndihma e parë. Pastaj, viktima në gjendje jo të lehtë shëndetësore është dërguar për në QKUK- Emergjence ku pastaj është transferuar për në Kirurgjinë Plastike.

    E gjithë pjesa e epërme e trupit të saj kishte qenë e therur me thikë. Madje në disa zona plagët kishin qenë deri në 4 centimetra. Pot për fat të mirë, viktima ka arritur që t’i mbijetojë dhunës së shkaktuar nga burri i saj. Ajo u operua nga mjekët e Kirurgjisë Plastike.

    Ndërkohë edhe duart e saja janë lënduar. Mjekët e QKUK’së kanë dhënë detaje për Express për gjendjen e kësaj zonje. Thonë se ajo është jashtë rrezikut për jetën. Por në ditët në vijim asaj duhet që t’i kryhen edhe disa ekzaminime të tjera mjekësore.

    “Mund t’ju konfirmoj se në Klinikën tonë kemi pranuar pacienten në fjalë. Pas intervenimit kirurgjik ju them se ajo është jashtë rrezikut për jetë. Mjekët janë duke e monitoruar gjendjen e saj, për momentin parametrat janë vital dhe gjendja është stabile. Ne do t’i kryejmë edhe disa ekzaminime mjekësore”, ka deklaruar për gazetën mjeku Agim Berisha.

    Por nga familja e të dyshuarit nuk kanë pranuar që të flasin për gazetën rreth asaj se çka ka ndodhur një ditë më parë në familjen e tyre. E i dyshuari për këtë rast, 40-vjecari, bashkëshorti i viktimës nuk ka dashur që të flasë as para organeve te hetuesisë. Ai ka zgjedhur që të mbrohet në heshtje.

    Nga Prokuroria në një përgjigje për Express kanë theksuar se nuk e dinë motivin e kësaj ngjarjeje dhe se ende nuk është intervistuar as viktima. “Ai ka vendosur të mbrohet në heshtje, kurse viktima femër nuk është marrë në pytje për shkak të gjendjes shëndetësore”, ka deklaruar për gazetën prokurori i këtij rasti.

    E nga Policia thonë se janë duke u marrë me rastin. Konfirmojnë se viktima është goditur me thikë.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte goditur me mjet të mprehtë (thikë) viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.