×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rrëfimi i të mbijetuarit të Srebrenicës – i cili i ka bërë vetes një premtim

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    I mbijetuari i gjenocidit të Srebrenicës, Ramiz Nukiq, i ka bërë vetes një premtim: Ai do të kërkojë mbetjet e viktimave të vrasjeve masive jashtë fshatit Kravica, 25 vjet më parë, derisa të gjendet e fundit prej tyre.

    Duke ecur nëpër pyllin mbi shtëpinë e tij afër Kravicës, Nukiq ka gjetur mbetje dhe gjëra personale që kanë ndihmuar identifikimin e rreth 300 prej 1,000-1,500 viktimave, që mendohet se kanë vdekur atje në korrik të vitit 1995.

    Ata janë vetëm disa prej më shumë se 8,000 burrave dhe djemve myslimanë, që janë vrarë nga trupat serbe të Bosnjës në gjenocidin e Srebrenicës.

    “Është bërë kërkimi im”, thotë për agjencinë e lajmeve Reuters 59-vjeçari, baba i pesë fëmijëve.

    Nukiq thotë se kërkimet i ka nisur para 15 vjetësh, me shpresën se do t’i gjejë mbetjet e babait të tij, xhaxhait dhe dy vëllezërve që janë zhdukur pas masakrës, shkruan rel.

    “Kur gjej një kockë, për mua është sikur gjej tërë trupin. E di se një nënë do të gjejë paqe”, thotë Nukiq, duke treguar një kafkë njeriu dhe një kockë që ka gjetur në pyll disa javë më parë.

    Ai i kalon zbulimet e tij te hetuesit e Institutit për Persona të Zhdukur, të cilat më pas duhet të përputhen me mbetjet njerëzore – me anë të mostrave të ADN-së – të ofruara nga të afërmit e të zhdukurve, për t’i identifikuar ato.

    Këtë muaj bëhen 25 vjet prejse ka ndodhur masakra, gjatë luftës së viteve 1990 në Bosnje.

    Forcat serbe, të komanduara nga gjenerali Ratko Mlladiq, e kanë sulmuar enklavën lindore të Srebrenicës, ku rreth 40,000 myslimanë kishin gjetur strehë në një “zonë të sigurt”, nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara.

    Pasi Srebrenica ka rënë në duart e serbëve më 11 korrik të vitit 1995, shumica e grave dhe fëmijëve janë ndarë nga burrat dhe janë transportuar me autobusë në një territor të kontrolluar nga ushtria boshnjake. Burrat dhe djemtë e mbetur janë vrarë, ndërsa shumica e atyre që kanë bërë përpjekje të iknin nëpër pyje, janë kapur, janë mbajtur në burg dhe janë ekzekutuar.

    Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi ka konstatuar se vrasjet kanë përbërë gjenocid dhe ka dënuar Mlladiqin dhe mentorin e tij politik, Radovan Karaxhiq, për gjenocid dhe krime të tjera të luftës në Srebrenicë.

    Pasi serbët e kanë sulmuar Srebrenicën, Nukiq e ka dërguar familjen e tij në kampin e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, në Potoçari, ndërsa ai u është bashkuar mbi 15,000 burrave në një marshim shpëtimi nëpër pyll.

    Nukiq ka mbijetuar dhe ka qenë i vetmi që është kthyer në fshatin e tij në vitin 2002. Ai ka gjetur skeletin e parë derisa po pastronte shtëpinë e tij të rrënuar.

    “Rreth 130 burra që janë vrarë këtu, janë ende të pagjetur”, ka thënë ai, duke folur për agjencinë Reuters nga vendi i vrasjeve. “Unë nuk do të heq dorë nga kërkimi derisa të gjendet i fundit prej tyre”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Janë hapur vendvotimet në tetë shtete të SHBA-së duke përfshirë ato në Connecticut, New Jersey, New York, New Hampshire dhe Virginia. Edhe...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Donald Trump dhe Kamala Harris bënë fjalimet e tyre të fundit para votuesve mbrëmë vonë pas disa muajve në tubime, intervista, reklama...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Gjersa Donald Trumpi përfundoi fjalimin e tij të fundit në tubim, ka ardhur edhe rezultati i parë i ditës së zgjedhjeve –...
    Të tjera
    Vip05 Nëntor 2024
    Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 3, Mevlani dhe Atilla, kanë nisur ditën duke diskutuar bashkërisht. Mevlani thotë se ish-gruaja e tij...
    Vip05 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Rezi, me t’u fikur dritat në dhomën e gjumit ka pasur disa përlajmërime por pa...
    Vip05 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa, ka pasur disa pyetje për banorin më të ri, Atillën. Ajo e ka pyetur...
    Vip05 Nëntor 2024
    Vullneti ka ushtuar profesionin e tij prej gazetari në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3. Kësisoj, ai...
    Vip05 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Sara, ka pasur disa pyetje për banorin më të ri që iu bashkua formatit, Atilla...
    Vip05 Nëntor 2024
    Rovena ka diskutuar me banorët dhe Atillën për hyrjen e këtij të fundit në shtëpinë më të famshme në vend. Rovena vlerëson...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.