×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo dënohet me 55 mijë euro dhe dy ndeshje mos-lojë për sulmin ndaj tifozit

    FrontOnline
    23 Nëntor 2022

    Cristiano Ronaldo raportohet se është goditur me një gjobë prej 55,000 euro dhe një pezullim me dy ndeshje nga federata angleze pasi theu telefonin e një tifozi në fillim të këtij viti.

    Pas humbjes së Manchester United ndaj Evertonit në “Goodison Park” sezonin e kaluar, Ronaldo u duk se goditi dorën e Jacob Harding ndërsa ai hyri në tunel, duke dëmtuar telefonin e djalit.

    Federata tani ka përfunduar hetimin e tyre dhe i ka dhënë Ronaldos një gjobë të madhe si dhe një pezullim, siç raportohet nga The Mirror.

    Cristiano Ronaldo është gjobitur dhe ndaluar pasi i ka rrëzuar një telefon nga dora një fansi

    Ndërsa hetimi po vazhdonte muajin e kaluar, u raportua se 37-vjeçari do të pranonte një akuzë për sjellje të pahijshme nga FA, por ishte i vendosur të luftonte kërcënimin e një ndalimi të mundshëm.

    Tashmë që ai është pezulluar, mbetet për t’u parë nëse do ta kundërshtojë dënimin e dhënë.

    Ronaldo u duk se i hoqi një telefon nga duart një djali 14-vjeçar në Everton sezonin e kaluar

    Akuza vjen vetëm një ditë pasi ai përfundoi periudhën e tij të dytë në United pas intervistës së tij bombë me Piers Morgan, ku ai kritikoi klubin.

    United njoftoi se kontrata e Ronaldos ishte ndërprerë me ‘pëlqim të ndërsjellë’ të martën në mbrëmje./Telegrafi/

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk u dërgua me urgjencë në spital pas përfundimit të meçit pasi Tyson Fury pretendoi se ai ka thyer nofullën e...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.