×
  • Tenderët
  • Tenderët

    “Rojet e Nderit”, konkurroi në tender me pagë prej 142 euro për menaxherin e 28 punëtorëve!

    FrontOnline
    14 Janar 2020

    Paga paraparë mujore prej rreth 142 euro në muaj për menaxherin e 28 punëtoreve të cilët do të përkujdesen për sigurinë në Spitalin Regjional të Prizrenit, është kontestuar nga këta të fundit, po edhe nga eksperti Shqyrtues i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) Agim Sheqiri, raporton portali “Front Online”.

    Autoriteti Kontraktues (AK), Spitali Regjional i Prizrenit, kompaninë e sigurimit fizik “Rojet e Nderit” e kishte cilësuar si të papërgjegjshme, ku këta të fundit janë ankuar edhe në OSHP.

    Gjatë seancës së shqyrtimit kryesor, të cilën e ka monitoruar “Front Online”, Qamil Zenalaj nga kompania ankuese “Rojet e Nderit” ka thënë se  qëndrojnë pranë ankesës së tyre si dhe njëkohësisht  nuk pajtohen me mendimin e Ekspertit të OSHP-së.
    “Ne kemi parashtruar ankesë ku kemi shfaqur pretendimet  tona lidhur me veprimet e pabazuar të Autoritetit Konktraktues (AK-së), për arsye se AK-ja përveç se nuk na ka trajtuar njëjtë si të gjithë Operatorët Ekonomik (OE-të) ka përdorur edhe arsye tjera që nuk kanë qenë kërkesë e Dosjes së Tenderit (DT-së), por as edhe njoftimit për kontratë.
    Pretendimi i AK-së se ne kemi dhënë çmimin 0.81 centë për orë pune nuk qëndron, pasi që kjo llogaritje është vetëm paga e menaxherit dhe kjo page është llogaritur një shtesë për menaxherin, meqenëse kompania e ka te angazhuar për ketë regjion, pasi që për ketë pozicion nuk keni kërkuar pagë të caktuar, por vetëm për punëtorët e sigurimit. Kurse çmimi për ore pune, për  punëtor sigurimi është sipas kërkesave”, ka thënë ai gjatë seancës. Ai më tutje ka bërë të ditur se me AK ka pasur kontratë që nga viti 2016, ku kanë qenë të njëjta kritere ku pagat kanë qenë të kërkuara vetëm për punëtor, kurse për stafin menaxhues kompania ka vendosur një çmim simbolik dhe nuk ka pasur ndonjë vërejtje lidhur me mbarëvajtjen e punës, raporton “Front Online”.

    Në anën tjetër Sami Ahmetaj, nga Autoriteti Kontraktues ka thënë gjatë seancës të cilën e ka monitoruar “Front Online” se Operatori Ekonomik “Rojet e Nderit” është vlerësuar si i papërgjegjshëm në dy pika, si në atë administrative, ashtu edhe në atë financiare.

    “I mungon Certifikata e Qendrës se Kontrollit, Licenca e Kontrollit Elektronik dhe te tjera. OE ka dhënë çmim prej 0,81 euro e cila kur shumëzohet me 180 orë pune del se një pagë mujore prej 142,56 euro dhe nuk e mbulon pagën bruto për pozitën menaxheriale, pasi që për një punëtor të thjeshtë paga është 302 euro. Me dosje të tenderit në kemi kërkuar pagë bruto prej 302 euro duke përfshirë këtu edhe menaxherin”, ka thënë ai.

    Gjatë prezantimit në seancë Eksperti Shqyrtues  Sheqiri ka thënë se në dosje të tenderit ka qenë e qartë që është kërkuar paga për 28 punëtorë dhe një menaxher.
    “Referoheni listës se çmimeve, duke pas parasysh kërkesën e Autoritetit Kontraktues prej 302 euro çmimi i ofertuar nga EO ankues nuk i mbulon kërkesat e Autoritetit Kontraktues, pasi oferta e tij është totale 383.019.30 euro ndërsa shuma minimale për te arrit ketë nivel page duhet te jete 390.641.83 euro” ka thënë ai, raporton “Front Online”.

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesi i OE-së deklaroj se kërkojnë nga Paneli Shqyrtues që të aprovojë kërkesën e kompanisë dhe lënda të kthehet në rivlerësim

    Deri sa në anën tjetër në fjalën përfundimtare përfaqësuesi  i AK-së kërkojë nga Paneli Shqyrtues që ankesa e OE te hedhet poshtë si e pabazuar dhe te mbetet ne fuqi vendimi i Autoritetit Kontraktues

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do të iu mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimi

    / Front Online /

     

     

     

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Hulumtime24 Qershor 2024
    Komuna e Deçanit e cila drejtohet nga Bashkim Ramosaj ka shpërblyer me tender 7.8 milionë euro konsurciumin “Lika Company & Lika Trade”...
    Tenderët29 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka shpallur një tender prej hiç më pakë se 465 mijë euro për furnizim me pizhame, si dhe çorapë...
    Tenderët27 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati është pajisur me një kompjuter të ri “MacBoook”, raporton Front Online. Përmes një tenderi me...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.