Është rivarrosur trupi i Sevdije Kuklecit nga Istogu, vetëm një ditë pasi ajo u zhvarros për t’iu bërë autopsia me kërkesë të familjarëve të saj, të cilët dyshojnë se ajo nuk ka vdekur nga coronavirusi.
Rezultatet e obduksionit ende nuk dihen, mirëpo rikujtojmë se ajo ishte testuar për coronavirus dhe sipas IKSHPK-së kishte rezultuar pozitiv.