Fillim i javës do të përcillet nga mot me diell.
Temperaturat pritet të ngrihen si pasojë e masave të nxehta të ajrit me origjinë afrikane.
Ndërkohë nga dita e premte pritet të krijohen kushte për reshje shiu të përcjella nga stuhi lokale.
Temperaturat minimale në pesë ditët e ardhshme do të sillen nga 11 deri 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 25 deri 33 gradë Celsius.