×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezulton pozitiv me Koronavirus infektologu i vetëm në Ferizaj

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Situata është përkeqësuar edhe më shumë gjatë ditëve të fundit, derisa është rritur numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore.

    Aktualisht janë të hospitalizuar 15 pacientë, prej tyre 11 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohen me oksigjenoterapi.

    Drejtor i këtij spitali, Jeton Zeqiri, ka thënë se gjendja është rënduar pasi ditë më parë kanë rezultuar pozitivë infektologu i vetëm në këtë spital, së bashku me gjashtë specialistë të tjerë dhe katër infermiere, raporton KOHA.

    Nuhi Baftiu, pulmolog në këtë spital, ka thënë se vazhdimisht mjekët nga repartet e tjera po sjellin pacientë të dyshuar me Covid-19, andaj për çdo ditë situata po rëndohet për ta.

    Në anën tjetër, Komuna e Ferizajt, nëpërmjet një komunikate, ka njoftuar se Shtabi emergjent, pas mbledhjes së fundit, ka marrë vendim që të riorganizohet puna edhe në hapësirat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, për ta përballuar sa më lehtë këtë situatë.Aktualisht, në këtë komunë janë të rreth 100 raste aktive, ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë shëruar mbi 140 pacientë.

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet...
    Lajme26 Prill 2024
    Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në...
    Lajme26 Prill 2024
    Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh....
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.