Ka rezultuar pozitiv me Covid 19 deputeti i VV-së, Shpejtim Bulliqi.Lajmin e ka konfirmuar vetë Bulliqi në Facebook.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirë,
Ju informoj se jam njoftuar nga IKSHP-ja se pas testimit të bërë për COVID -19, kam rezultuar pozitiv.
Ju njoftoj se do tē jem në vetizolim duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së.
Gjendjen shëndetsore e kam stabile
Ju bëj thirrje të gjithëve t’i respektoni masat!
Me respekt