×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Rexhep Selimi lavdëron punën e Qeverisë “Kurti” gjatë pandemisë

    FrontOnline
    08 Qershor 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një intervistë për Front Online, ka thënë se ka vetëm fjalë të mira për punën që ka bërë Qeveria “Kurti”, në luftën ndaj Coronavirusit.

    “Kosova nën udhëheqjen e Qeverisë “Kurti”, ka qenë shembull se si një shtet me kapacitete të tilla të limituara mund ta menaxhojë një situatë kaq të rëndë siç ka qenë Covid-19. Edhe kundërshtarët edhe përkrahësit këtë nuk mund ta mohojnë që situata është menaxhuar më së miri që ka qenë e mundshme. Poashtu masat që ne iu kemi marr nuk i kemi shpikur, i kemi krahasuar me masat që i kanë marr shtetet e rajonit dhe shtetet e botës për ta bërë një gjë të tillë dhe i kemi përshtatur për Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke filluar që nga kufizimi i lëvizjes në hapësira publike e deri tek karantinimi”, ka thënë ndër të tjera ai.

    Mirëpo  karantinimi i ka ndihmuar Kosovës që të mos ketë shtim të numrit të rasteve me Covid-19.

    Selimi: Bashkëpunimi PDK-AAK-LDK, fatal për Kosovën

    “Pikërisht këto pikat më të forta dhe më domethënëse për menaxhimin e situatës me Covid-19, kanë qenë atak i sulmeve nga kundërshtarët tonë. Kundërshtarët tonë na kanë atakuar edhe përmes karantanimit. Si rezultat i një pune të tillë deri më sot, kemi më pak të infektuar nga sa mund të kishim si Kosovë që ka gjysmën e popullit jashtë vendit”, ka thënë tutje ai.

    Selimi ka theksuar se duke parë situatën në vend, ka rrezik që Coronavirusi të rikthehet.

    “Uroj që të mos na e demantoj Covid-19 këtë. Pra uroj që jo për të na vërtetuar fjalët tona të kthehet edhe njëherë Coronavirusi, sepse do të pësonte qytetari. Por, rreziku ekziston sepse duket që në mënyrë shumë populliste që sapo ka ardhur Qeveria e re jo legjitime, ka filluar që të heq masat që janë tek e fundit mbrojtëse për qytetarët”, ka thënë Selimi për Front Online.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.