×
  • Vip
  • Vip

    Revoltohet Bardhi: Ju lutem të mos përmendet më…

    FrontOnline
    13 Prill 2024

    Bardhi ka bërë një reagim në profilin e tij të Instagramit, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet se marrëdhënia e tij dhe e Jetmirit është prishur.

    Marrëdhënia e Bardhit me menaxherin e tij, Jetmit Agaj ka qenë padiskutim një ndër temat më të përfolura në media që pas daljes së këngëtarit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

    Ditën e djeshme në media qarkulluan lajme të ndryshme, në të cilat u raportua se Bardhi kishte shpërndarë një numër telefoni në profilin e tij të Instagramit, në të cilin do të ishte i disponueshëm për reklama apo bashkëpunime të ndryshme.

    Lidhur më këtë njoftim, në media është aluduar se Bardhi ka nxjerrë jashtë loje menaxherin e tij dhe mesa duket tashmë dikush tjetër po merret me menaxhimin e tij.

    Mbrëmjen e kaluar, Bardhi ka bërë një reagim në profilin e tij të Instagramit, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet se marrëdhënia e tij dhe e Jetmirit është prishur.

    “Portale dhe media të dashura, ju lutem mos bëni shpifje. Unë vazhdoj menaxhmentin tim me Jetmir Agaj dhe ju lutem të mos përmendet më emri im në lajme të tilla. Eshtë hera e fundit që deklarohem lidhur me këtë temë. Jam dhe do vazhdoj të jem pjesë e shtëpisë diskografike drejtuar nga ai”, sqaron Bardhi në profilin e tij në Instastory.

    Kujtojmë që Bardhi u largua paprituar nga Big Brother Vip 3 për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij. Dalja e tij nga shtëpia u shoqërua me polemika të shumta, ku u spekulua se ishte menaxheri i tij, Jetimir ai që ka kërkuar daljen e tij dhe jo gjendja shëndetësore e nënës së tij.

    Ndërkohë mbrëmjen e sotme një prej 9 banorëve të eleminuar do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Vip01 Maj 2024
    Banorja e Big Borther VIP, Egla Ceno është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Në ambientet e shtëpisë janë futur disa mjekë,...
    Vip01 Maj 2024
    Luizi dhe Kiara janë bërë prindër për herë të parë, pasi mirëpritën ardhjen e vajzës së tyre në jetë, të cilën e...
    Vip01 Maj 2024
    Mbrëmë Romeo dhe Heidi kanë shkuar në nominim. Për këtë gjendjen nuk janë në dijeni banorët e tjerë. Kjo e ka mërzitur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Policia në Stamboll ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit që u përpoqën të çanin një barrikadë për...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Kalimi kufitar verior i Rripit të Gazës me Izraelin është hapur për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza...
    Lajme01 Maj 2024
    Njëri nga të plagosurit në Lupç të Podujevës është liruar nga emergjenca dhe më pas është marrë nga Policia e Kosovës. Pamjet...
    Sport01 Maj 2024
    Mbrëmë (e martë) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mes të Bayern Munichut dhe Real Madridit që përfundoi...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se pas protestës së 1 majit nuk ka komunikuar me...
    Vip01 Maj 2024
    Banorja e Big Borther VIP, Egla Ceno është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Në ambientet e shtëpisë janë futur disa mjekë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.