Reperi amerikan Ice Cube ka refuzuar një rol në filmin “Oh Hell No”, me vlerë nëntë milionë dollarë, sepse nuk dëshiron të vaksinohet kundër koronavirusit, shkruan Hollywood Reporter.
Ice Cube vendosi të largohet nga projekti Sony sepse nuk e mbështet vaksinimin. Një zëdhënës i kompanisë nuk pranoi të komentojë vendimin e reperit.
Xhirimet për “Oh Hell No” fillimisht ishte planifikuar të fillonin më vonë këtë vit. Kërkimi për aktorin që do të zëvendësojë reperin është duke u zhvilluar dhe nuk dihet nëse regjistrimi do të zhvendoset për këtë arsye.
Jack Black do të shfaqet gjithashtu në film dhe do të xhirohet në Hawaii nën drejtimin e Kitao Sakurai./FrontOnline/