×
  • Sport
  • Kupa e Botës

    Renditja e plotë e 32 kombëtareve në botëror, kjo është renditja e Zvicrës së Shaqirit e Xhakës

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2022

    Një tjetër Kampionat Botëror i Futbollit ka përfunduar dhe Argjentina është bërë kampione e re e botës. E dyta është Franca, e treta është Kroacia dhe e katërta Maroku, i cili i ka gëzuar të gjithë në këtë Botëror.

    Janë luajtur gjithsej 64 ndeshje dhe më së shumti kanë luajtur katër kombëtaret e para, të cilat kanë luajtur shtatë herë.

    E përderisa dihet se kush i plotëson katër vendet e para, tashmë ka dalë renditja nga vendi i 5-të deri në të 32-tën dhe është vendosur në bazë të suksesit dhe golavarazhit të të gjitha skuadrave, shkruan FrontOnline.

    Skuadra nikoqire, Katari, është padyshim skuadra më e dobët dhe me një gol diferencë minus gjashtë dhe asnjë pikë të vetme të fituar, zë vendin e fundit. E parafundit është Kanadaja, e cila ishte në grup me Kroacinë dhe e 30-ta është Uellsi.

    Në vendin e 29-të ishte Serbia, e cila erdhi në Katar me ambicie qesharake për të fituar turneun, por shumë shpejt u kthye nga Katari pa ndonjë rezultat të rëndësishëm. Veçanërisht zhgënjyese ishin Belgjika, e cila përfundoi në vendin e 23-të dhe Gjermania, e cila është e 17-ta në renditjen përfundimtare.

    Renditja u nda në Instagram nga Australia, e cila përfundoi si kombëtarja e 11-të në botë./FrontOnline/

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk u dërgua me urgjencë në spital pas përfundimit të meçit pasi Tyson Fury pretendoi se ai ka thyer nofullën e...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.