×
  • Lajme
  • Lajme

    Rekomandimi për lirim të masave, gastronomët pezullojnë protestën e paralajmëruar

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka pezulluar për një javë protestën e paralajmëruar për të premten, më 25 shtator

    Ky vendim i gastronomëve vjen pas mbledhjes së Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19, që u mbajt të martën.

    Në mbledhjen e djeshme, është rekomanduar që disa nga masat të lirohen.

    “Këto rekomandime u mbështetën edhe nga Ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, i cili në takimin e realizuar sot me shoqatën tonë, u zotua që vendimi i Qeverisë së Kosovës do të jetë pozitiv, pasi këto vendime gjithnjë janë në përputhje me rekomandimet e komitetit”, thuhet në njoftimin e gastronomëve.

    “SHGK nëpërmjet secilit organizim, takim apo mbledhjeje të realizuar, ka kërkuar që masat sa i përket orarit të punës dhe qarkullimit të personave fizikë të shtyhen deri në ora 12:00, e po ashtu ka kërkuar që aktivitetet e shërbimeve në hapësira të brendshme të lejohen sa më shpejtë”, thuhet në njoftim.

    Në bazë të këtyre zhvillimeve, gastronomët kanë vendosur që ta pezullojnë për një javë protestën e paralajmëruar.

    “Në bazë të këtyre zhvillimeve, kemi vendosur që protesta e caktuar të premten me dt. 25.09.2020, të pezullohet deri në marrjen e vendimit të Qeverisë, të hënën me dt. 28.09.2020. Në rast të mosmarrjes së këtij vendimi, atëherë të hënën do të ju njoftojmë lidhur me datën dhe kohën e mbajtjes së kësaj proteste, me organizim dhe mbështetje sa më të madhe”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.