×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Reciprociteti me fjalë i Qeverisë “Kurti 2″/ Rreth 200 milionë € importe nga Serbia

    FrontOnline
    22 Nëntor 2021

    Më shumë se 240 ditë kanë kaluar prej kur Albin Kurti e mori për të dytën herë postin e kryeministrit më 22 mars të këtij viti.

    Megjithatë, as pas 8 muajsh ai nuk ka ndërmarrë akoma asnjë veprim për reciprocitet me Serbinë.

    Kjo ani se kryeqeveritari i tanishëm, para se të ulej në karrigen kryeministrore – gjatës fushatës zgjedhore – zotohej se aplikimi i kësaj mase do të ishte çështje ditësh në mandatin e tij, shkruan “Front Online”.

    Përderisa zotimi i tij momentalisht mbetet vetëm llaf goje, është fakt në anën tjetër se importi i Kosovës nga Serbia vazhdon të jetë i lartë.

    Brenda 7 muajve, prill – tetor, e para mori mbi 190 milionë euro mallra nga e dyta, gjithnjë bazuar në kalkulimin e nxjerr nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2021.

    Importet ndër muaj

    Më së shumti mallra Kosova mori nga Serbia në muajin tetor, gjithsej 31 milionë euro.

    Vlerat janë të përafërta sa i përket gjashtë muajve të tjerë:

    25.3 milionë në shtator. Po kaq në maj e qershor. Pak më shumë në prill, 26 sosh.

    E në korrik e gusht, 29.8 respektivisht 28 milionë euro.

    Vlera e eksporteve afër 30 milionë euro

    Rritje shënuan edhe eksportet e Kosovës në raport me Serbinë.

    Ato përgjatë periudhës prill – tetor mbërrijnë vlerën e gati 30 milionë eurove.

    Sidoqoftë, deficiti tregtar i Kosovës mbetet i lartë, diku rreth 160 milionë euro.

    Ministrja Hajdari vazhdon me paralajmërime për reciprocitetin, ekonomistët i dalin kundër 

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot gjatë ditës bëri një paralajmërim për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

    Megjithatë e pranoi se u duhet ende punë që t’i përgatisin institucionet për aplikimin e një mase të tillë.

    “Qeveria është e zotuar që çdo instrument të mbron prodhuesin tonë. Unë reciprocitetin e shoh përfaqësimin e Kosovës edhe në politikë jo vetëm çështja tregtare”, theksoi ajo në një tryezë me temën “Barrierat tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”.

    Kundër asaj po i dalin ekonomistët.

    Sipas Mustafë Kadriajt, barrierat tregtare si reciprociteti janë të panevojshme.

    Për këtë, ky ka një arsye të fortë.

    “Sipas meje, besoj që Kosova nuk duhet të ketë masa apo barriera tregtare me asnjë shtet jo veç me Serbinë. Mes shumë arsyeve, edhe për shkak se po hasim në barriera apo refuzime ndërkombëtare pastaj”, deklaroi ai për “Front Online”.

    Më të udhës e sheh vetëdijësimin e konsumatorëve për mosblerjen e produkteve serbe.

    “Ajo çka duhet është që ne si qytetarë duhet të mos konsumojmë produkte serbe”, u shpreh Kadriaj për “Front Online”.

    Kosova ka importuar mbi 3.8 miliardë mallra nga Serbia.

    Shuma e përgjithshme e importeve është nga viti 2008, kur Kosova e ka shpall pavarësinë e deri më tani. /“Front Online”.

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Garën nga sfida e “Retro House” e nisën edhe Drenusha dhe Xuxi brenda shtëpisë së BBVK3. Ata nisën me hedhjen e topave...
    Lajme15 Janar 2025
    Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, e ka kryesuar përfundimin e transferimit të kontingjentit armen në Shtabin e KFOR-it në Camp...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë Vinex në Viti, ku ka thënë se gjithçka do të vihet...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Izraeli dhe Hamas kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Kështu pohon një burim i informuar...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një 57-vjeçar në Tiranë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Policia ka bërë të...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Në prag të inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministri Edi Rama i dhuroi statusin e investitorit strategjik kompanisë së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.