×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Rasti Panda”, Markovic thotë se këtë krim e bëri “Legija”, deshi ta prezanton UÇK-në si terroriste

    FrontOnline
    01 Gusht 2020

    Ish eprori i Sigurimit Shtetëror (Drzavna Bezbednost) të Serbisë kishte ofruar dëshmi se rastin e vrasjes së 6 të rinjve në kafenenë ‘Panda’ në Pejë në vitin 1998 e kishte urdhëruar DB serbe, me urdhër të Radomir Markovic dhe e kishte kryer Njësiti i Operacioneve Speciale (JSO), të ashtuquajturat Beretat e Kuqe famëkeqe të komanduara nga krimineli Miroslav Ulemek ‘Legija’.

    Këta të dy e akuzonin njëri tjetrin për vrasjen e të rinjve në Pejë e krimi i rëndë mbetet ende i pazgjidhur

    Rasti ‘Panda’ që ende mbetet i pazgjidhur dhe shtyhet drejt harresës nga autoritetet serbe të drejtësisë gjatë është dyshuar dhe ka dëshmi se ishte inskenuar nga DB dhe JSO, organizime këto kriminale në kohën e Milosevic që kishin kryer krime lufte në luftërat e shpërbërjes së ish Jugosllavisë.

    ‘Legija’ që vuan dënimin me burg në Serbi për organizmin e vrasjes së kryeministrit serb Zoran Djindjic, ishte i përfshirë drejtpërdrejt i përfshirë në këtë krim në Pejë sipas dëshmisë së ish agjentit të vet DB’së.

    Ky burim i kishte thënë se qeveria e Serbisë se individë të caktuar brenda sigurimit serb, saktësisht ish eprori i DB, Radomir Markovic, i cili ka pretenduar se ishte ‘Legija’ që e kishte organizuar, ndërsa vet ‘Legija’ ka thënë se është i gatshëm të dëshmoj se ishte Markovic që e kishte bërë.

    Markovic, raportohet se ka dëshmi se grupi që kreu aksionin, i cili u shfrytëzua për të fajësuar shqiptarët dhe u përdor si shkas për veprimin e forcave serbe në Kosovë.Ulemek komandanti serb i Beretave të Kuqe ka fajësuar drejtpërdrejt Markovic si urdhërues i aksionit, e ndërsa këta të dy fajësojnë njëri tjetrin tani një gjë është e qartë se krimin e ka kryer shteti serb sipas burimit të gazetës serbe Kurir, transmeton Metro.
    .

    Ky krim, vrasja e 6 të rinjve serbë, ishte përdorë si pretekst për kryerjen e aksioneve në Kosovë, burimi i gazetës serbe shton se Serbisë i duhet të shpëlahet nga krimet e bëra dhe hijet e sakrificës së bijve tanë dhe drejtësia të vendoset sa do e dhimbshëm.

    Presidenti serb tani Vucic në vitin 2014’të, zëvendës kryeministër kishte tërhequr akuzat e pabaza e qesharake se gjoja krimi ishte kryer nga njësiti special britanik SAS me urdhër të agjencisë sekrete britanike MI6.

    Sot Vucic si president serb vazhdon të mohoj masakrat e kryera në Kosovë nga njësitet serbe në luftën e Kosovës dhe ankohet për gjoja keqtrajtim të serbëve që guxojnë të flasin të vërtetën.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.