17:46 | 17 Qershor 2020
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Vushtrri. Dy vëllezër rreth moshës 60-vjeçare kanë vdekur sot. Dyshimet e para janë se shkaktar i vdekjes është përdorimi i alkoolit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Mund të ju konfirmoj se kanë vdekur dy persona. Njëri prej tyre është gjetur i vdekur në shtëpi, ndërkaq tjetri ka vdekur në spital. Trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Zaiti.
Zaiti ka bërë të ditur se rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.
Ndërkohë, Express mëson se po dyshohet që alkooli ka qenë shkaktar i vdekjes së vëllezërve nga Vushtrria. Të dy janë shtetas kosovarë të etnisë serbe.

Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
Sponsoruar
Të tjera
-
23:08 | 03 Korrik 2022
-
22:59 | 03 Korrik 2022
-
22:57 | 03 Korrik 2022
-
22:41 | 03 Korrik 2022
-
22:35 | 03 Korrik 2022
-
22:18 | 03 Korrik 2022
-
22:10 | 03 Korrik 2022
-
21:46 | 03 Korrik 2022
-
21:39 | 03 Korrik 2022
-
21:32 | 03 Korrik 2022
-
21:29 | 03 Korrik 2022
-
21:10 | 03 Korrik 2022