Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, para 16 orëve ka hapur faqen e tij në rrjetin social “Facebook” si kandidat për deputet në kuadër të listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Por, faqen e kandidatit për deputet nga radhët të PDK-së nuk kanë hezituar ta pëlqejnë ish-vartës së Qalajt në Policinë e Kosovës, ku shumica prej tyre kanë grada të larta si: Kapiten, Kolonel dhe Majorë, të cilët nuk kanë të drejtë të bëjnë “like” në faqe të politikanëve në rrjete sociale.
/Front Online/