Policia e Kosovës, stacioni në Shtime, më 18 qershor një person me iniciale M.Sh., ka raportuar një rast të lëndimit trupor.
Sipas tij, lëndime trupore në këmbë i kishte shkaktuar një automjet Golf II në rrugën “Tahir Sinani”.
Ndërsa, policia në lidhje me rastin ka nisur hetimet ku ka arritur që të sigurojë prova të mjaftueshme materiale e deklarative se i dyshuari kishte lajmëruar rrejshëm rastin “lëndim trupor” dhe i njëjti më 13 korrik është shoqëruar në stacion.
“Pas intervistimit nga hetuesit policor, ai në tërësi e ka pranuar veprën dhe me vendim të Prokurorit të rastit, ndaj tij është inicuar kallëzim penal, nën dyshimin se ka kryer vepër penale ‘’ Lajmërimi, apo kallëzimi i rrejshëm’’ me procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.