×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti i Shtetit për Kosovën: Stagnim i Agjendës Evropiane

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Demokraci Plus ka vlerësuar se raporti për Shtetin për vitin 2020 sikur herave të tjera po ia rikujton qeverisë reformat që duhet ndërmarrë për të pasur sukses në Integrimin për Bashkimin Evropian.

    Sipas Demokraci Plus, raporti evidenton paralamentin jo-funksional në kontekstin e mungesës së kuorumit për vendimmarrje dhe të paaftë për të monitoruar punën e qeverisë.

    Ky është njoftimi i plotë i D+:

    Demokraci Plus vlerëson se raporti për Shtetin për vitin 2020, ngjashëm sikur herave të kaluara, po shërben më shumë si rikujtim ndaj qeverisë për reformat që duhet të ndërmerr tash e sa vite në mënyrë që vendi të lëviz drejtë Integrimit në Bashkimin Evropian. Në përgjithësi, raporti evidenton progres të limituar në implementimin e Agjendës për Reforma Evropiane dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

    Raporti vëren se situata politike e paqëndrushme e pasuar me dy palë zgjedhje të hershme legjislative janë dëshmia më e mirë e mungesës së vullnetit politik dhe paaftësisë së qeverisë për të lëvizë reformat e procesit të integrimit.

    Raporti evidenton një parlament jo-funksional në kontekst të mungesës së kuorumit për vendimarrje dhe një parlament të paaftë për të monitoruar dhe kontrolluar punën e qeverisë.

    Në përgjithësi raporti thekson se Kosova mbetet në fazë të hershme të përgatitjes, konkretisht në shkallën një (1) nga pesë (5) ekzistueset, për marrjen e detyrimeve të anëtarësimit. Ky vlerësim shpërfaq stagnim të agjendës Evropiane.

    Po ashtu, raporti rithekson nevojën urgjente për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme me Serbinë në mënyrë që vendi të avancojë drejt Integrimit Evropian.

    Demokraci Plus rekomandon Qeverinë e Kosovës që të mos neglizhojë të gjeturat e raportit të shtetit, por të prioritizojë reformat kyçe të procesit të integrimit. Qeveria e Kosovës duhet që seriozisht të adresojë të gjitha ngecjet e evidentuara në raport të shtetit dhe të përgatisë një plan veprimi i cili pasqyron reformat kryesore që kërkojnë ndërhyrje urgjente në rrugën e integrimit evropian.

    Rikujtojmë Qeverinë e Kosovës se vetëm një lexim i drejtë i raportit dhe prioritizimi politik i reformave përmes një plani të veprimit që derivojnë nga ky raport mund t’i shërbej Kosovës pozitivsht në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit. E para e shtetit, nderimet tek memoriali...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shëndeti i Mbretit të Britanisë së Madhe mund të mos jetë duke u përmirësuar. Sipas mediave amerikane, gjendja e tij shëndetësore është...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformën X ku shihet duke i  shtrënguar duart me ish-kreun e OSBE-së...
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës raketa “Patriot” shtesë për sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, si pjesë e një pakete...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.