×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci: Duhet të jesh kokrra e budallës, për ta kontestuar vendin e parë që e fituam si komunë

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci po mburret me të madhe për sukseset e komunës së tij.

    Bile Lladrovci me shprehje interesante e të rralla për një politikan po akuzon ata që e vënë në dyshin se Drenasi është në vend të parë.

    Lladrovci këta persona po i quan “kokrra e budalles”.

    Postimi i plotë:

    E di se ju dhemb, megjithatë, jemi të parët në Kosovë!

    Duhet të jesh kokrra e budallës për të kontestuar vendin e parë të komunës së Drenasit në Kosovë, për performancë,

    apo ta kontestosh vlerësimet e tërë vitit të performancës nga institucioni më kredibil për pushtetin lokal,

    apo ta kontestosh vlerësimin e performancës nga tri ambasada të respektuara për performancën e Drenasit.

    Duhet të jesh kokrra e axhamisë të kontestosh marrjen e 803,977.35 eurove në konkurrencë e garë tepër të fortë me 38 komunat tjera,

    Duhet të jesh fort i mashtruar të kontestosh vlerësimet e vazhdueshme të institucioneve vendore e ndërkombëtare për sukseset e Komunës së Drenasit.

    Këtë mund e bën vetëm dikush që kryen punën e argatit të mashtruar,

    Këtë mund e bën dikush që në këto katër vjet nuk ka arrit të mashtroj, as të vjedh, as të bëj manipulime në komunën e Drenasit,

    Këtë e bën dikush që nuk e di se çka është fakti, nuk e di çka është performanca.

    Komuna e Drenasit është e para për performancë për vitin 2019!

    Qytetarëve ju duhen fonde për projektet infrastrukturore dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Ne me vendin e parë i kemi fituar 803.977,35 euro dhe Projektin e Bankës Botërore për aftësimin e të rinjve të komunës tonë.

    Sa jam unë kryetar në Drenas, paligjshmëria nuk kalon!

    Sa jam unë kryetar në Drenas, hajnat nuk do ta menaxhojnë komunën as pronat e saj!

    Sepse unë e kam mandatin të punoj për qytetarin, pa ndërmjetës që spekulojnë me lojra të ndyra, me shantazhe, korrupsion dhe protekcionizëm. Sepse, ata axhami që ende nuk e dinë, unë jam Ramiz Lladrovci, deri sot kam qenë dhe mbetem i pathyeshëm.

    Sa jam unë kryetar, qytetarët e komunës së Drenasit do ta prekin dhe shohin në vepër zbatimin e ligjit, por nuk lejoj kurrë të jetë komunë e përkulur as e nënçmuar nga askush e as nga ndonjë komandant zone, pavarësisht nga vjen.

    Sepse, unë jam Ramiz Lladrovci, kryetar i zgjedhur nga vota qytetare, jo nga spekulantët e mashtruesit. Kam marrë besimin e PDK-së për t’i pri komunës dhe këtë e arsyetoj me performancën e shkëlqyer çdo vit, duke qenë edhe kampion për 2019.

    Ne vazhdojmë të punojmë, asgjë nuk mund të na ndal në këtë rrugë!

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar për rastin e vjedhjes së një veture. Policia...
    Lajme31 Maj 2025
    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, së bashku me 35 organizatat anëtare, në kuadër të shënimit të 1 Qershorit – Ditës...
    Lajme31 Maj 2025
    14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala është raportuar e zhdukur nga babai i saj, Remzi Shala. Klankosova.tv ka kontaktuar me prindin e...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, kduke folur për Marrëveshjen Bazike, ka thënë se...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.