Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka kritikuar Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për mos respektim të masave.
Në këtë mbledhje të Komisionit ku po raporton ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ramadani dhe se ky vend nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e kësaj mbledhje.
“E kam një vërejtje, ky vend nuk i plotëson kushtet mu mbajt mbledhja, ka njerëz pa maska. As distanca nuk është në rregull”, tha Ramadani.
Se distanca nuk është në rregull u pajtua edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili i tha Ramadanit se “keni të drejtë”.