×
  • Sport
  • Sport

    Ramadani i kënaqur me fitoren ndaj Feronikelit, Elshani thotë se skuadra e tij mund të “dilte me një pikë”

    FrontOnline
    09 Maj 2021

    Prishtina e ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme përballë Feronikelit në kuadër të javës së 34-t në Superligën e Kosovës.

    Dy xhiro para përfundimit të kampionatit, kryeqytetasit janë vetëm një pikë larg titullit kampion në Kosovë, shkruan FrontOnline.

    Pas ndeshjes së sotme, trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani u shpreh i kënaqur me fitoren e sotme ndaj Feronikelit.

    “U zhvillua një derbi i vërtetë dhe me shumë emocion. E nisëm mirë, shënuam gol dhe kishim posedimin e topit dhe lojën në kontroll. Por, një gabim që mendoj se u ndodhë edhe portierëve me emër të madh, mirëpo ajo që më gëzoi ishte shpirti luftarak i lojtarëve”, deklaroi Ramadani në “Art Sport”.

    “Treguan se mund t’i ndalin në ndihmë shokut të ekipit. Pastaj, e shënuam golin e dytë, por pastaj kishim një penallti kundër nesh. Fati dhe Zoti i ndihmon ata që kanë guxim. Ishte një ndeshje me luftë të madhe nga të dyja skuadrat, por këtu ku jemi, jemi me shumë meritë”, shtoi ai.

    Nga ana tjetër, trajneri i Feronikelit, Faruk Elshani, ka deklaruar pas ndeshjes se nuk ishte e shkruar që të dalin me një pikë nga kryeqyteti.

    “E kemi ditur që është ndeshje vështirë, ndoshta më e vështira për ne deri me tani. Rivaliteti ynë me Prishtinën është i madh dhe çdoherë është derbi sa herë që të takohemi. Kemi mundur të dalim me një pikë, por nuk paska qenë e shkruar. Vazhdojmë”, tha Elshani./FrontOnline/

     

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Sport26 Prill 2024
    Futbollisti legjendar dhe ikona e Barcelonës, Romario, është kthyer nga pensionimi në moshën 58-vjeçare. Braziliani ka nënshkruar për klubin e tij të...
    Sport26 Prill 2024
    Valon Zymberi dhe anëtarët e tjerë nga kryesia e klubit të Dritës janë liruar. Ata ishin në masë ndalimi për 48 orë. Sot u mbajt...
    Sport26 Prill 2024
    Liga Premier ka dhënë paralajmërimin e qartë se kur do të mbahet seanca lidhur me 115 akuzat e Manchester Cityt. Në shkurt...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    “Nuk ka asnjë urgjencë”, kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama i kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës, njofton se në vazhdën e aktiviteteve hetimore dhe operative në terren ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të dielën e 21 prillit, qytetarët serb kanë bojkotuar referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtjen për disa ditë të garës ndërkombëtare “Ushtari më i...
    Lajme26 Prill 2024
    Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar sot gazetarët e BBC-së të cilët kanë raportuar nga Kosova në kohën e...
    Vip26 Prill 2024
    Së fundi, sytë e të gjithë janë kthyer kah çifti simpatik i Big Brother VIP Albania. Dashuria mes tyre ka lulëzuar ndër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.