×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama pas takimit me opozitën: I gatshëm të diskutojmë hapjen e listave me konsensus trepalësh

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Pas takimit të dytë pa marrëveshje me opozitën parlamentare, kryeministri Edi Rama tha para mediave se ajo që është arritur në marrëveshjen e Këshillit Politik nuk mund të zhbëhet, por mund të shtohen disa çështje të tjera, duke mos përjashtuar mundësinë e hapjes së listave

    “Ne jemi të gatshëm të konsiderojmë një formulë të hapjes së listave, të gatshëm të formalizojmë gjatë procesit të konsultimeve në një konsenus trepalësh. Natyrisht askush nuk do marrë gjithçka, por nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme që të gjithë të kenë zë dhe pjesë në proces. Këtu jemi. E para kemi nevojë për një mazhorancë të gjerë në Kuvend, që është përtej asaj që kemi. PS nuk do të angazhohet në procese të kapjes së një vote për të bërë një ligj kaq të rëndësishëm dhe nuk kam ndonjë respekt më të madh për ata që janë jashtë se ata që janë brenda, por askush nuk ka monopol dhe privilegje. Është e vërtetë që një shumicë dërmuese qytetarët duan të kenë më shumë zë në proces, jo të zgjedhin një parti apo një lider, por të kenë preferencë për një kandidat, kjo është e qartë dhe ne jemi PS dhe ne do të jemi pasqyrë ku do të reflektohen dëshirat e njerëzve. Në një proces ku ne kemi vendosur të ecim me një lidership të qartë dhe aleancë me njerëzit, por marrëveshja është një pengesë për deputetët aktual të opozitës, nuk mund t’i rikthehemi marrëveshjes edhe pse ne jemi me ta, si për shembull te depolitizimi, por është një lëshim shumë i madh që i kemi bërë PD-së dhe për këtë ne duhet ta mbajmë, ndërkohë që për të hapur më tutje procesin miqtë e opozitës duhet të kuptojnë ato jashtëparlamentare. Nuk është (puna) çështje të vogla apo të mëdhaja është një zgjidhje ekskluzive e parlamentit të Shqipërisë”, tha Rama.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.