×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama niset drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në samitin për 75-vjetorin e NATO-s

    FrontOnline
    08 Korrik 2024

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nisur drejt Uashingtonit, për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, në një takim të nivelit të lartë që mbahet prej datës 9 deri më 11 korrik.

    Në Samitin e Uashingtonit, udhëheqësit e NATO-s do të trajtojnë një sërë çështjesh me të cilat përballet Aleanca dhe do të sigurojnë që NATO të mbetet e gatshme për t’iu përgjigjur çdo sfide, shkruan TCh.

    Këtu përfshihet mbrojtja e të gjithë aleatëve, me stërvitje në tokë, në det dhe në ajër, ndihma për Ukrainën, bashkëpunimi mes partnerëve, që përfshin Evropën, rajonin Indo-Paqësor dhe organizata të tjera, veçanërisht BE.

    Këtë vit, 32 aleatë të NATO-s do të takohen përsëri në Uashington për të marrë vendimese si të vazhdojnë të mbrojnë qytetarët e tyre.

    “Në Samitin e Uashingtonit, ne do të demonstrojmë edhe një herë unitetin dhe forcën e NATO-s, në mbështetje të Ukrainës dhe për të mbajtur të gjithë njerëzit dhe vlerat tona të sigurta”, ka thënë Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Papa Françesku të premten e përshkroi zgjedhjen që votuesit amerikanë duhet të bëjnë në zgjedhjet presidenciale si një mes “më të voglës...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Kërkesa e Ukrainës për të lehtësuar përdorimin e armëve të dhëna nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të diskutohet të premten...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Kisha Katolike e Francës ka thënë se do të hapë të dhënat e saj mbi akuzat për abuzim seksual dhe ngacmime të...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që të martën, më 17 shtator, të zhvillohen takimet Kosovë –...
    Lajme13 Shtator 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë hapur zyre të reja të kësaj partie në Viti. Abdixhiku përmes një shkrimi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është pyetur të premten mbrëma në Beograd rreth qëndrimit të tij për Marrëveshjen e Ohrit dhe letrën...
    Sport13 Shtator 2024
    Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ka shprehur entuziazmin e tij për mundësinë e dhënë për ta treguar veten para tifozëve të Rangers, pasi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë propozuar sot dy vendime...
    Lajme13 Shtator 2024
    Një i dyshuar është identifikuar për vjedhje në Suharekë. I dyshuari është D.F. 40 vjeç nga fshati Reqan. Me datë 12.09.2024 Sektori i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.