×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq flet për Marrëveshjen e Ohrit, thotë se ka problem me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe agjencitë e saj

    FrontOnline
    13 Shtator 2024

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është pyetur të premten mbrëma në Beograd rreth qëndrimit të tij për Marrëveshjen e Ohrit dhe letrën e Ana Bërnabiq të dërguar në Bruksel, me të cilën shpreheshin rezerva rreth ujdisë së arritur në Maqedoninë e Veriut. Vuçiq është bërë se kinse nuk di se çfarë shkruan në letrën që e ka dërguar ish-Kryeministrja serbe, që tani është kryetare e Parlamentit. Vuçiq ka thënë se dy vërejtjet e tij për marrëveshjen lidhen me anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe agjencitë e saj.

    “Nuk kam lidhje se për çfarë letra bëhet fjalë, por do t’u them se çfarë di, as çfarë ka shkruar Ana Bërnabiq,  as nëse ata kanë gjetur një zgjidhje tjetër apo jo. Secili vendim që dikush e merr duhet ta kuptojë një gjë, në Marrëveshjen e Ohrit dhe për marrëveshjen e Ohrit s’kemi problem dhe për këtë kam folur në Kuvend. Kemi problem vetëm me dy gjëra OKB’në  dhe agjencitë pranë saj. kurrë këtë se kam fshehur, në secilën paraqitje time e kam thënë” ka thënë Vuçiq.

    Tutje,  ai ka shtuar se qëndron prapa marrëveshjes, pasi fjalët e Presidentit janë obligative.

    “Edhe një herë juve gazetarëve ekspertë t’ua përsëris edhe një herë fjalët e Presidentit obligojnë, ato kane vlerën e njëjtë sikur dokumenti i shkruar. Ne jemi të përcaktuar edhe për Marrëveshjen e Ohrit, s’kemi asgjë kundër përveç kësaj që fola. Këtë e kam thënë natën e parë në Ohër, po ua përsëris edhe sonte” ka thënë ai.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Sot në Prizren, një burrë ka ndërruar jetë në vendin e punës, pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i ndërtesës....
    Lajme13 Shtator 2024
    Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që të martën, më 17 shtator, të zhvillohen takimet Kosovë –...
    Lajme13 Shtator 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë hapur zyre të reja të kësaj partie në Viti. Abdixhiku përmes një shkrimi...
    Të tjera
    Kronika13 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në fshatin Reqan të Suharekës, i cili dyshohet për pesë raste të vjedhjeve të gjerave të ndryshme nga...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas përleshjes që ndodhi në Kuvendin Komunal ditë më parë. Bulliqi përmes një postimi në...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i ka dalë në mbrotje asamblistit të partisë së tij në Podujevë, Ekrem Rrahmit, pas përplasjes që...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shteti serb nuk ka marrë vendim për okupimin e Kosovës, pasi tha se ekspertët...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Kisha Katolike e Francës ka thënë se do të hapë të dhënat e saj mbi akuzat për abuzim seksual dhe ngacmime të...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti serb, Aleksander Vucic, në konferencën e tij për media ka prezantuar 7 “masat” lidhur me Veriun e Kosovës, duke kërkuar zgjedhje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.