×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama dhe Manastirliu në Krujë: Lufta me Covid-19 vazhdon

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektuan sot qendrën e re shëndetësore të Krujës, e rindërtuar nga themelet si dhe spitalin e këtij qyteti, i cili do të jetë pjesë e programit të rindërtimit pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

    Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore të Krujës, Manastirliu tha se kjo është qendra e 180 e rehabilituar me programin kombëtar të 300 qendrave shëndetësore, të financuar nga qeveria.

    “Pas përfundimit të 180 qendrave shëndetësore, këtë vit kemi filluar me 120 qendra dhe ambulanca shëndetësore të tjera në të gjithë vendin. Do të vijojmë me programin e rehabilitimit jo vetëm në aspektin e infrastrukturës, por edhe në aspektin e trajnimit të personelit mjekësor”, u shpreh ministrja.

    Duke i’u referuar situatës së krijuar nga Covid19, Manastirliu tha se mjekët e familjes në të gjithë vendin po bëjnë një punë shumë të mirë për ndjekjen e rasteve me Covid 19 dhe monitorimin e tyre.

    “Dihet që Kruja ka qenë një nga vatrat e infeksionit. Mjekët e familjes janë duke bërë një punë shumë të mirë për ndjekjen e rasteve me Covid19 të cilat janë me simptoma të lehta, të moderuara apo asimptomatikë, duke operuar me të gjithë strukturat e shërbimit shëndetësor, me Urgjencën Kombëtare dhe me spitalet. Mjeku i familjes, nëpërmjet protokollit që kemi vendosur dhe sistemit elektronik, është në gjendje të shohë në kohë reale se ku janë të sëmurët dhe si ndiqen ato”, tha Manastirliu.

    Qendra Shëndetësore Krujë, e cila do të ofrojë shërbimet e integruara socio-shëndetësore për 15 mijë banorët e Krujës, është rehabilituar në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore.

    Gjatë inspektimit në Krujë, Kryeministra Rama dhe Ministrja Manastirliu u ndalën edhe në spitalin bashkiak të këtij qyteti, ku panë nga afër projektin e përfunduar për ndërtimin e spitalit të ri në Krujë, pas dëmtimeve të tëmretit të 26 Nëntorit.

    “Vijmë me lajmin e shumëpritur për të prezantuar projektin e spitalit të ri të Krujës. Do të ketë një rehabilitim tërësor me të gjithë komponentët e duhur. Pas tërmetit të 26 Nëntorit, ky spital ka patur shumë problematika. Ne tashmë kemi përfunduar projektin e ri dhe spitali bashkiak i Krujës do të ketë një rehabilitim tërësor”, u shpreh Manastirliu.

    Gjatë prezantimi të projektit ministrja Manastriliu tha se Spitalit të Krujës, me investimin e ri do t’i rikthehen një sërë shërbimesh të mungura dhe do të ketë një kapacitet prej 90 shtretër.

    “Risia në projektin e ri është që do të përfshihet edhe materniteti në godinën e spitalit. Spitali do të ketë rreth 90 shtretër, do të ketë të gjitha shërbimet të cilat i nevojiten një spitali bashkiak. Do të ketë pediatrinë, patologjinë, infektivin, sallën e lindjes, kirurgjinë dhe shërbimet që kanë munguar më parë”, tha Manastirliu.

    Nga Kruja, Manastirliu deklaroi se sistemi shëndetësor është në gatishmëri për t’i bërë ballë COVID19. Duke shprehur falenderime për stafin mjekësor për përballimin e kësaj situate, ministrja theksoi se që prej fillimit të epidemisë dhe deri sot nuk është hequr asnjëherë gatishmëria sa i përket situatës që është krijuar nga COVID19.

    “Spitali i Krujës dhe i gjithë sistemi shëndetësor është përfshirë në një nivel të alertit numër 4. Në fakt nuk kemi hequr asnjeherë gatishmëria sa i përket situatës që është krijuar. Me shtimin e numrit të rasteve që është e pritshme nga rihapja që ka ndodhur, ne do të vijojmë të jemi në gatishmëri për të mos neglizhuar ansjë rast, por mbi të gjitha për të mos neglizhuar ato masa të thjeshta për ruajtjen e personelit dhe të qytetarëve. Por duhet të vijojë të jetë në vëmendje ruajtja e distancimit fizik dhe masat e higjenës personale”, tha Manastirliu, raporton Tch.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.