×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Raketat ruse për Serbinë e shqetësojnë Kosovën dhe SHBA’në

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Për sistemet raketore ruse, Serbia mund të sanksionohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Mirëpo, pavarësisht këtyre paralajmërimeve në Kosovë janë të shqetësuar me armatosjen e fqinjit verior.

    E quajnë “Bisha S400”, ky është sistemi i sofistikuar raketor që Rusia zbarkoi këtyre ditëve në Serbi. Armatimi i rëndë u soll për ushtrimin “mbrojtja sllave”, që u mbajt në fund të tetorit për derisa menjëherë nikoqirët ushtarakë e politikë thanë se janë të interesuar që të blejnë për ushtrinë e tyre.

    Ky dhe koketimet e tjera të forta ushtarake të Beogradit me Moskën kanë ngritur alarmin në Ushaington.

    I dërguari i Posaçëm i Amerikës për Ballkanin Perëndimor Matheë Palmer, gjatë qëndrimit në Shkup e kërcënoi Serbinë me sanksione speciale në rast se shteti që nuk do anëtarësim në NATO blen pajisje ushtarake nga Rusia.

    Për amerikanët mbetet shqetësuese edhe veç prezenca militarizuese ruse në Serbi qoftë për një ushtrim.

    Palmer ka shumë gjasë që këtë qëndrim ta ketë përmendur edhe të hënën kur qëndroi në Beograd, por nuk e përmendi në konferencën e përbashkët me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit kishte vlerësuar se sanksionet do të ishin padrejtësi e madhe.

    E armatosja e fqinjit verior e ka shqetësuar shumë Kosovën. Kështu po thotë zëvendësministri i Mbrojtjes në largim, Burim Ramadani.

    “Janë mesazhe kërcënuese për krejt rajonin jo vetëm për Kosovën dhe si  të tilla janë mesazhe të logjikave të kaluara. Mos të harrojmë atë që institucionet qofshin ushtarake, policore, politike institucionet e Serbisë kanë trashëgiminë e gjenocidit, dhunës dhe tentim shfarosjes së popujve të tjerë në Ballkan”, ka thënë Ramadani për Klan Kosova.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Problemet në Trepçë vetëm sa janë thelluar. Përveç telasheve madhore e të një pas njëshme me pagat tani minatorët po përballen edhe...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Gazetari i afërm me Lëvizjen Vetëvendosje, Xhevdet Pozhari, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një deklaratë mjaftë interesante. Ai ka shkruar...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar për situatën e ndodhur sot në Kuvend, ku kryeparlamentari Glauk Konjufca,...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare XXI “Prishtina 2030”. Fillimisht me...
    Sport05 Dhjetor 2024
    Sot në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur shorti për kualifikimet e grupmoshave U-17 dhe U-19 për Euro2025. Në bazë të...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Modelja e njohur, Afrona Dika është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo ndan me ndjekësit e saj, momente...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, ka folur për arrestimet e sotme që Gjykata Speciale i bëri në...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Sot, për herë të parë në Kosovë, në Klinikën e Onkologjisë në kuadër të Shërbimit të Radioterapisë, ka filluar aplikimi i metodës...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Driloni e ka pyetur Xuxin pse po dëshiron të prishë marrëdhënien e tij me Sarën. Kjo pyetje u prit me të qeshura...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.