×
  • Lajme
  • Lajme

    Raka: Coronavirusi do të jetë prezent deri në zbulimin e vaksinës

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Mikrobiologu Lul Raka tha se koronavirusi do të jetë prezent derisa të zbulohet vaksina kundër tij.

    Për këtë ai po thotë se është jetike respektimi i masave, ndërsa rritjen e numrave të infeksionit në Kosovë po e sheh si shumë shqetësuese.

    “Këto shifra janë brengosese për përgjegjësit në të gjitha nivelet. S’është koha e fajësimit. Këtu ka shumë faktorë, por tash është koha të kryejë secili përgjegjësinë e vet. Qytetarët e Kosovës e kanë për obligim t’i repsketojmë ato tri masa që i kemi thënë që nga fillimi”.

    Raka tha se nuk u respektuan këto masa në bazë të numrave të rasteve që po raportohen.

    “Këtu ka qenë edhe poenta e qasjes nuk do të duhej të ishte reaktive. Problemi më i madh sot është që kemi me pasë virusin deri në vaksinë. Numri i vendeve europiane të prekur kanë pasë përhapje masive në prill dhe maj, por një numër i vogël është prekur. Kur popullata është ende e ndjeshme duhet gjetur njëfarë balance mes uljes së numrave dhe ekonomis”, ka thënë ai për klanin.

    Raka, që tanimë është kryesues i Bordit Këshillëdhënës në Luftën kundër Covdi-19, tha se muajt e fundit s’ka pasë ndalesa as prej popullatës dhe se gjithashtu ka pasë mangësi në zbatim dhe mbikqëyrje.

    Mikrobiologu tha gjithashtu se lajmet e rreme të shpërndara kryesisht në Facebook rreth koronavirusit janë pjesë e procesit, por ai bën thirrje që informatat duhet të merren vetëm nga ekpsertët.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.