Të shtëna armësh janë dëgjuar sot në lagjen Dardania në Prishtinë afer vila “Natyra”.
Dy persona kanë gjuajtur me armë zjarri nga një motor. Policia e ka konfirmuar se një person është plagosur.
E nga ky rast, pësoi edhe një qytetar rasti në lagjen “Dardania”.
Ai ka treguar se gjersa ishte duke u bërë gati për të hypur në veturë me familjet e tij për të dal, kishte dëgjuar ca krisma.
Me tu kthyer, ai kishte parë që një plumb ia kishte dëmtuar veturën, shkruan Indeksonline.