×
  • Lajme
  • Lajme

    QKUK-ja po trajton me masa të veçanta shtatzënat e prekura me koronavirus në Kosovë

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Tri gra shtatzëna në Kosovë janë të diagnostikuara me koronavirus.Drejtori i Klinikës Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Jakup Ismaili, i tha Radios Evropa e Lirë se gjendja e tyre shëndetësore aktualisht është e mirë dhe se klinika që ai drejton, ka ndërmarrë disa hapa për frenimin e përhapjes së pandemisë.

    “Para disa ditësh, kemi marrë në klinikë një kamerë llaserike, që e mat temperaturën në mënyrë automatike. Çdo paciente që e ka temperaturën mbi 38 gradë, na alarmon dhe menjëherë e identifikojmë. Gjithashtu kemi termometra llaserikë dhe çdo pacienteje në ambulanca të pranimit i matet temperatura”.

    Si masë për parandalimin e sëmundjes COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi, Ismaili tha se pacientëve u merret edhe një historik i shkurtër.“Për çdo paciente e plotësojmë një anketë epidemiologjike para pranimit. I pyesim nëse vijnë nga ndonjë zonë endemike me të infektuar, a kanë pasur kontakt me të prekur me koronavirus dhe më pas konsultohemi me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, si dhe me Klinikën Infektive”, tha Ismaili.Për gratë shtatzëna që dyshohet se kanë koronavirus dhe për ato që diagnostikohen është bërë një repart i veçantë brenda Klinikës Gjinekologjike.

    “Për pacientet që janë me COVID-19 kemi ndarë një repart të veçantë. Aty kryhet lindja nga ekipet e mjekëve që caktohen. Por, ajo me çka po përballemi tani, është se shumë nga gratë shtatzëna po kërkojnë të bëjnë teste, jo për shkak të simptomave që i kanë, por nga paniku”, tha Ismaili.

    Duke folur për Radion Evropa e Lirë, mikrobiologu Lul Raka, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, tha se nuk ka të dhëna të sakta që tregojnë nëse gratë shtatëzëna janë më të rrezikuara nga koronavirusi, sesa pjesa tjetër e popullsisë.

    “Për shkak të ndryshimeve në trupin e tyre dhe sistemin imunitar, shtatzënat mund të preken nga disa infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Prandaj, është e rëndësishme që ato të marrin masa paraprake mbrojtëse dhe të raportojnë për çfarëdo simptome apo shenje të sëmundjes që iu shfaqet gjatë shtatzënisë”.Raka përmendi edhe një hulumtim të bërë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, i cili, sipas tij, ka treguar se shtatzënat e infektuara me koronavirus, kanë pasur pasqyrë të njëjtë me gratë tjera që nuk kanë qenë shtatzënë.“[Prej tyre], 86% kishin sëmundje të lehtë, 9% kishin sëmundje të rëndë dhe 5% zhvilluan sëmundje kritike”, tha Raka.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë disa këshilla për gratë që janë shtatzëna, në kohën e pandemisë së koronavirusit, duke u kërkuar atyre t’i lajnë duart shpesh, të shmangin prekjen e syve, hundës dhe gojës, si dhe të mbajnë distancën fizike.Shtatzënia dhe gjidhënia për gratë e prekura me COVID-19Në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë, gjatë muajit mars kur edhe janë shënuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, kanë lindur 709 foshnje, ndërsa gjatë prillit, mesatarja në ditë ka qenë deri në 30 lindje.Të martën, në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka vdekur një grua shtatzënë, e prekur me koronavirus.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.