×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qipro do të mbulojë shpenzimet e turistëve që infektohen me COVID-19 gjatë pushimeve

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Qipro do të mbulojë shpenzimet për cilindo turist që rezulton pozitiv me koronavirus gjatë pushimeve në vend.

    Qeveria qipriote thotë se do të mbulojë akomodimin, ushqimin, pijet dhe ilaçet për pacientët Covid-19 dhe familjet e tyre. Pacientët do të duhet të paguajnë vetëm për udhëtimin me taksi në aeroport dhe fluturimin në shtëpi.

    Një spital me 100 shtretër do të kujdeset ekskluzivisht për udhëtarët e huaj, të cilët do të testojnë pozitivë. Rreth 112 njësi të kujdesit intensiv të pajisura me 200 ventilator do të rezervohen për pacientë me sëmundje kritike.

    Një “hotel karantinë” me 500 dhoma do të presë familjarët e pacientëve dhe kontakte të tjera të ngushta.

    Premtimi erdhi në një letër me pesë faqe, të dërguar për qeveritë, linjat ajrore dhe operatorët turistikë, ku përshkruhen protokollet e rrepta të shëndetit dhe higjienës që Qiproja po miraton për të tërhequr vizitorët në vendin që varet nga turizmi.

    Turizmi përfshin 13% të ekonomisë së Qipros. Vendi pret të humbasi 2.6 miliardë euro të ardhura nga turizmi këtë vit.

    Letra, e nënshkruar nga ministrat e punëve të jashtme të Qipros, transporti dhe turizmi, krenohet se vendi ka rastet më të ulëta të koronavirusit për frymë në Europë, pasi ka testuar më shumë se 10% të popullsisë së tij.

    Udhëtimi ndërkombëtar ajror në Qipro fillon më 9 qershor fillimisht nga 19 vende, me pasagjerët që u kërkohet të kryejnë test të Covid-19 tre ditë para nisjes. Kjo masë do të hiqet më 20 qershor për 13 vende, përfshirë Gjermaninë, Finlandën, Izraelin, Greqinë dhe Norvegjinë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.