×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria vonohet në emërimin e Komisionit për Demarkacion, në kërkim të emrave të rinj

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Asnjë veprim nuk është ndërmarrë për shënjimin e kufirit në terren me Malin e Zi, dy vjet pas ratifikimit të Marrëveshjes.

    Madje, Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti nuk e ka emëruar ende Komisionin e ri për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror me Malin e Zi, pas shkarkimit të mëparshmit që udhëhiqej nga Shpejtim Bulliqi më 1 korrik.

    Burime brenda Qeverisë i kanë thënë “Kohës” se janë duke u diskutuar emrat e rinj dhe mundësia që në krye të këtij komisioni të vendoset Tomor Qela.

    Në vitin 2017, Qela ka qenë zëdhënës i Komisionit Qeveritar për matjen e territorit të Kosovës, të cilin e pati themeluar ish-kryeministri Mustafa.

    Ky komision kishte konfirmuar versionin e miratuar nga Komisioni Meha, sipas të cilit Kosova nuk humb asnjë hektar tokë në raport me Malin e Zi.

    Në lidhje me këtë, “Koha” prej javës së kaluar ka pyetur në Qeveri por nuk janë përgjigjur. Përgjigje nuk kanë ofruar as zyrtarë të AAK-së në kabinetin qeverisës, të cilët kishin kritikuar ish-ekipin ku bënte pjesë Qela.

    Ndërkaq Tomor Qela ka thënë se nuk ka marrë ofertë nga Qeveria në lidhje me mundësinë e emërimit në krye të Komisionit. Por nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të ndryshojë diçka.

    Qela e ka përsëritur se vazhdon t’u qëndrojë prapa qëndrimeve të shprehura deri më tani sa i përket vijës së kufirit.

    Muajt e fundit ai ka qenë aktiv edhe me shkrime të ndryshme, duke i quajtur pseudo-ekspertë ata që pretendojnë se Kosova humb rreth 8 mijë hektarë dhe nuk morën asnjë veprim për kthimin e tyre. Reagimin e ka bërë pas dorëheqjes së ish-kryesuesit Shpejtim Bulliqi dhe anëtarit tjetër, Florim Isufi. Në fund të çdo artikulli të tij, porosia e Qelës ka qenë “do të dëgjohemi e shihemi pas Corona-VIRUSIT!”.

    “Ne nuk do të heshtim, ngase edhe pas formimit të Komisionit të fundit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit të Kosovës, dhe dy vite pas ratifikimit të Marrëveshjes ndërkombëtare të kufirit me Malin e Zi pa hequr asnjë presje, nga Parlamenti i Kosovës (21.03.2018), “ekspertët” e mbështetësit e tyre jo që “nuk lëvizën asnjë guralec për t’i kthyer 8.200 ha” (!) e rremë, por nuk bënë asnjë hap në realizimin e premtimeve minimale për të vendosur kufirin në Çakorr, Kullë dhe Zhleb, qoftë edhe me procesin e shkëmbimit të dokumentacionit, si në rastin e kufirit me Maqedoninë. Prandaj, pseudoekspertët nuk mund të ikin nga përgjegjësia profesionale, morale dhe materiale, por janë të obliguar që në secilin sektor përgjatë segmentit të kufirit me Malin e Zi t’i gjejnë dhe specifikojnë në detaje humbjet e sipërfaqeve për secilën zonë kadastrale, ashtu siç bëri evidentimin e humbjes së territorit tonë për 191 ha përgjatë segmentit të kufirit me Maqedoninë Komisioni për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, në përputhje me kërkesat e faktorit ndërkombëtar (Plani i Ahtisarit). Do të dëgjohemi e shihemi pas Corona-VIRUSIT!”, ka thënë Qela.

    Ish-kryesuesi i Komisionit për shënjimin e kufirit, Shpejtim Bulliqi, thotë se ata e kanë kryer punën profesionale e cila dëshmon humbjen e mijëra hektarëve, por që Qeveria aktuale nuk ka vullnet për finalizimin e procesit.

    “Koha” pati raportuar se Qeveria e kaluar e udhëhequr nga Ramush Haradinaj për dy vjet nuk i ishte përgjigjur Malit të Zi në kërkesat e tyre për shënjimin e kufirit në terren. Ndërkaq Marrëveshja ishte ratifikuar në mars të vitit 2018, pas nënshkrimit të një deklarate mes presidentëve Thaçi e Vujanoviq për korrigjim të kufirit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Në 26-vjetorin e zhdukjes së intelektualit dhe politikanit Ukshin Hoti, kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka reaguar me një deklaratë të fuqishme,...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani po përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Tiranë. Ajo ka thënë...
    Lajme16 Maj 2025
    Mbi 100 shoferë motorësh janë gjobitur për një javë në Prizren, ndërsa janë sekuestruar edhe 35 motoçikleta. Kjo ka ardhur pas një...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Kryeministrja italiane Giorga Meloni ka arritur në Tiranën fqinje për samitin e Komunitetit Politik Europian. Ndryshe nga të gjithë liderët tjerë, nikoqiri...
    Lajme16 Maj 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se rruga europiane e Kosovës ka stagnuar, pasi para dy ditësh Kosova...
    Lajme16 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar me një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale, teksa Tirana pret sot...
    Lajme16 Maj 2025
    Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar ashpër presidentin rus Vladimir Putin për mungesën e tij në bisedimet për paqe mes Rusisë dhe...
    Lajme16 Maj 2025
    Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, e ngarkuar për propagandë kundër Kosovës, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se është...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka folur për tryezën që do të udhëheqë ajo bashkë me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, sot në samitin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.