×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria synon të krijojë fond të veçantë për sigurimin e kulturave bujqësore

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka deklaruar se po punojnë që në program qeverisës 2020-2023, ta kenë fondin që do të siguronte kulturat bujqësore, derisa ka treguar se nëpërmjet programeve zhvillimore, bujqit do të kenë mundësi të përfitojnë nga fondi prej 53 milionë eurosh.

    Ministri Mustafa për KosovaPress, ka thënë se ky fond do t’i ndihmonte fermerët në Kosovë që të realizojnë sigurimet bujqësore.

    Mustafa: Do të ketë fond për sigurimet bujqësorë

    “Ne si Ministri e Bujqësisë kemi pjesë të programit qeverisës 2020-2023, të themelojmë një fond për sigurimin e kulturave bujqësore, jemi duke punuar intensivisht drejt këtij fondi. Ministria e Bujqësisë nuk ka pasur një fond të tillë deri më tani. Jemi duke punuar aktualisht edhe me donatorët, në aspektin ligjor dhe në atë financiar të ndërtojmë një fond të vetë qëndrueshëm financiar, i cili iu ndihmon fermerëve kosovarë që të realizojnë sigurimet bujqësore”, thotë ai.

    Mustafa ka shtuar se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka shpallur dy programe zhvillimore, duke theksuar se në të përfshihet programi për grante për 18 muaj, për 6 muajt e këtij viti dhe 12 muajt e vitit të ardhshëm, si dhe programi për pagesa të subvencioneve për këtë vit i cili është 24 milionë euro.

    Mustafa tha se është ndarë edhe një fond prej 3.1 milionë eurosh për kompensimin e dëmeve dhe nëse nuk është i mjaftueshëm, atëherë do të kërkohet nga Kuvendi i Kosovës që ky fond të rritet.

    Mustafa: 3.1 milionë euro të ndara për kompensimin e dëmeve bujqësorë

    “Ministria e Bujqësisë para pak javëve ka shpallur dy programe zhvillimore. Programin për zhvillimin rural, siç njihet në gjuhën e përditshme, programin për grante për 18 muaj, për 6 muajt e këtij viti dhe 12 muajt e vitit të ardhshëm, në vlerë mbi 29 milionë euro, dhe programin për pagesat direket ose pagesat e subvencioneve për sivjet 24 milionë euro, pra gjithsej 53 milionë euro. Kemi edhe 3.1 milionë euro të ndara për kompensimin e dëmeve, natyrisht ky është viti i parë që Ministria e Bujqësisë ka një fond të veçantë të ndarë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. Do të shohim nëse ky fond do të mjaftojë, nëse jo, do të bëjmë kërkese nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që ky fond i Ministrisë së Bujqësisë të rritet për të mbuluar një pjesë më të madhe të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore bujqve kosovarë”, thotë ai.

    Ndërsa kryetari i Sindikatës së Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri ka thënë se qeveritë e kaluara kanë pasur një marrëveshje me bankat në Kosovë, për sigurimin e kulturave bujqësore, por në atë marrëveshje nuk përfshihet sigurimi nga zjarri, breshëri dhe vërshimet.

    Tahiri: Nuk sigurohen kulturat bujqësorë nga breshëri, zjarri dhe vërshimet

    “Formë tjetër për t’i kompensuar bujqit është sigurimi. Ekziston njëfarë marrëveshje me Qeverinë, me disa banka….. Mirëpo, kam disa të dhëna që nuk sigurohen të gjitha kulturat dhe nuk sigurohen prej breshëritë, prej zjarrit dhe prej vërshimeve”, tha ai.

    E për këtë ministri Mustafa ka thënë se nuk është i vetëdijshëm për një marrëveshje të tillë.

    Mustafa: Nuk jam i vetëdijshëm për një marrëveshje të tillë.

    “T’ju them të drejtën nuk jam i vetëdijshëm për një marrëveshje të tillë”, thotë ai.

    Përndryshe, një pjesë e madhe e bujqve në të gjithë Kosovën, janë dëmtuar si shkak i reshjeve të fundit të shiut.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.