×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria mbështet ndërtimin e Kampusit Universitar të UGJFA-së

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Rekotri i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani zhvilloi një takim me Besnik Tahirin, zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Kosovës, ku mori mbështetjen e plotë për ndërtimin e Kampusit Universitar të UGJFA-së.

    Rektori Nimani u shpreh falënderues për gatishmërinë, përkrahjen dhe vizitën e zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës Besnik Tahirin me bashkëpunëtorë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.

    Gjatë takimit, Rektori Nimani e informoi Tahiri për të arriturat e UGJFA-së, për ngritjen e UGJFA-së për 3446 pozita më lartë në rangimin botëror të universiteteve në WEBOMETRICS, për ndërkombëtarizimin dhe për bashkëpunimet e Universitetit me institucione dhe organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare, për fondet e fituara nga Erasmus +, që kapin vlerën e mbi 2 milion eurove, si dhe për përgatitjet e nisjes së Kampusit Universitar të UGJFA-së, për të cilin janë në përfundim të disa procedurave dhe parashihet që punimet të nisin në muajin tetor.

    Zëvendëskryeministri Tahiri, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës u zotua se me gjithë kapacitetet që ofron do të mbështet ndërtimin e Kampusit Universitar të UGJFA-së. Po ashtu, Tahiri u ndje i kënaqur me pritjen që iu bë nga rektori Nimani me bashkëpunëtorë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.

    Sipas planit ideor është një kampus modern, i cili do të përmbush të gjitha normativat evropiane që kërkohen, si i tillë i është përshtatur ekstraktit të planifikimit urban të qytetit dhe do të ofrojë zgjidhje afatgjate në mundësinë e studimeve për studentët e Gjakovës me rrethinë dhe ata të rajonit. / Front Online /

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.