×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Kurti mbrëmë vonë mori vendim, a do të ketë sot protesta?

    FrontOnline
    28 Maj 2020

    Qeveria në detyrë Kurti mbrëmë vonë në mesnatë ka marrë një tjetër vendim që legjitimon protestat e thirrura në sheshin e Prishtinës.Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që të lejon tubimet në hapësirat publike dhe private, ajo ka shfuqizuar vendimin ku ndaloheshin ato sonte në mesnatë, kështu duke ia hapur rrugën protestave të Vetëvendosjes në sheshin e Prishtinës.

    Kjo nismë apo vendim, legjitimon protestat e nesërme të aktivistëve dhe militantëve të Vetëvendosjes për të protestuar në shesh, po ashtu edhe protestave ditëve në vazhdim në rast se Gjykata Kushtetuese vendosë në disfavor të tyre.

    Ky vendim në mesnatë ishte i pritur nga Kurti, pasi edhe vet ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca është parë sot në organizimin e protestave të aktivistëve të Vetëvendosjes.
    Komunikata e plotë nga Qeveria në detyrë Kurti:

    Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë ka thirr mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike), mbledhja e 36-të e Qeverisë, në të cilën është miratuar vendimi i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për rihapjen e faltoreve dhe një vendim për shpronësime shtesë të pronave që preken nga ndërtimi i pikë-kalimit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Stançiq të Komunës së Gjilanit.

    Qeveria e Kosovës me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë sipas të cilit ishin ndaluar tubimet në të gjitha hapësirat publike dhe private. Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara bëhet rihapja e xhamive dhe kishave për numër të reduktuar të besimtarëve në raport me sipërfaqet e këtyre faltoreve. Faltoret në këtë rast obligohen që t’ju përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe OBSh-së për ruajtje të distancës, përdorimin e maskave dhe të higjienës personale.Gjithashtu, në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i objektit të pikë-kalimit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në Stançiq të Komunës së Gjilanit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.