×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qeveria e re s’ka vizion të njëjtë”, Abazoviq tregon pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE

    FrontOnline
    28 Mars 2024

    Nëse Dritan Abazoviq do të ishte ende kryeministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Në një intervistë në Euronews Albania në Bruksel, Abazoviq e arsyetoi kështu qëndrimin e vendit të tij, kundër Kosovës në KiE.

    “Gjatë mandatit tim, ne e mbështetëm tërësisht Kosovën. Por ky është realiteti i ri. Kjo ndodh sepse mazhoranca është krijuar me parti që nuk ndajnë të njëjtin vizion, programe dhe vlera. Ata mendojnë se kjo mund të funksionojë, unë them të kundërtën”, ka thënë Abazoviq.

    I pyetur për mungesën e rezultateve konkrete në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Abazoviq bëri një apel për të dyja palët.

    “I kemi humbur 20 vite, nuk mund të presim edhe 20 të tjera, por duhet të jemi konkretë. Unë e mbështes gjetjen e marrëveshjes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës dhe i ftoj të dyja palët, qeveritë, udhëheqësit të ulen së bashku dhe të gjejnë zgjidhjen për të ardhmen e atyre njerëzve që jetën e tyre e shohin në rajon”, ka shtuar ai.

    Sa i takon procesit të rëndësishëm zgjedhor në të cilin do të përfshihet Bashkimi Europian, Abazoviq u shpreh se një triumf i ekstremit të djathtë nuk do të ndihmonte zgjerimin e bllokut europian.

    “Do të jetë mesazh shumë i keq për ne sepse askush nuk do të kthehet në të shkuarën. Ideja është të kemi vizion për të ardhmen. Duhet të shohim më shumë solidaritet në Europë, jo të kundërtën. Unë mbështes partitë që promovojnë zgjerimin. Duhet të kuptojmë se zgjerimi nuk është vetëm në dobi të vendeve tona, por është investim në sigurinë dhe të ardhmen e Europës”, ka theksuar ish-kryeminsitri.

    Përtej bashkëpunimit të mirë me presidenten aktuale të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Abazoviç sheh nevojën për një frymë të re.

    “Të jem i sinqertë, mendoj se do të jetë mirë për Komisionin Europian që të rifreskohet. Mendoj se në disa aspekte mund të jetë më konkret, të prodhojë më shumë rezultate. Mendoj se Europa mund të jetë më produktive se tani”.

    Kujtojmë se Republika e Kosovës e ka kaluar me sukses votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Me 31 vota pro, katër kundër dhe një abstenim, është miratuar opinioni pozitiv i raportueses, Dora Bakoyannis.

    Përpos Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës ka votuar edhe përfaqësuesja e Malit të Zi.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Lajme27 Prill 2024
    Në mënyrë që të ruajnë shumicën për të udhëhequr ende në Komunë të Bujanocit, tri parti politike shqiptare në Bujanoc kanë lidhur...
    Lajme27 Prill 2024
    Deputeti i LDK-së, Arben Gashi që ishte pjesë e komisionit që punoi për votimin në Asamblenë Parlamentare, ka treguar për prapaskenat. “Ne...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha të shtunën se blloku pret të ketë zgjedhje demokratike dhe të rregullta në...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka kujtuar Masakrën e Mejës në ditën e të zhdukurve me dhunë. Gërvalla tha se...
    Lajme27 Prill 2024
    Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të...
    Lajme27 Prill 2024
    Pas një jave me mot të paqëndrueshëm dhe me ulje të temperaturave, fundjava në bregdetin e Shëngjinit mbetet destinacioni i preferuar për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.