
Autoritete braziliane kanë rikthyer një faqen zyrtare të qeverisë të dhënat e plota për Covid-19 në vend, vetëm disa ditë pasi ishte urdhëruar që të fshiheshin.
Ministria e shëndetësisë ndaloi publikimin e shifrave të vdekjeve dhe rastet të Shtunën, duke provokuar zemërim. Të martën një gjykatës i Gjykatës Supreme urdhëroi qeverinë të publikojë shifrat në mes të akuzave për censurë.
Brazili ka numrin e dytë të rasteve me infektime më të larta në botë dhe tani ka më shumë vdekje të përditshme se çdo komb tjetër.
Më paherët, Presidenti Jair Bolsonaro tha se ndryshimi në politikë ishte rezultat i veprimeve që po merreshin për të përmirësuar raportimin Covid-19.
Ministria e shëndetësisë tha se do të raportonte vetëm raste dhe vdekje që kishin ndodhur në 24 orët e kaluara.
Por kritikët akuzuan qeverinë e presidentit ekstrem të djathtë për manipulim të të dhënave, me këshillin kombëtar të sekretarëve shëndetësorë të shtetit, të cilët e përshkruanin këtë veprim si “autoritar, të pandjeshëm, çnjerëzor dhe joetik”.
Ndërkohë, gjykatësja e Gjykata Supreme Alexandre de Moraes i tha ministrisë që “të rivendoste plotësisht” publikimin e të dhënave Covid-19 në interes të shëndetit publik.