×
  • Lajme
  • Lajme

    Qehaja: Plagjiatorët duhet të sanksionohen, me Ligjin e ri të përcaktohen detajet

    FrontOnline
    10 Gusht 2022

    Drejtori ekzekutiv i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja, ka thënë  se Universitetit të Prishtinës, po i dëmtohet imazhi çdo ditë, duke përmendur rastin e raportimeve për plagjiaturë nga disa profesorë.

    Madje, ai tha se plagjiatorët duhet të sanksionohen dhe për këtë përgjigja duhet të vije nga Këshilli i Etikës dhe senati i UP-së.

    Sipas tij, ajo se çka duhet të bëjë MAShT-i është që përmes Ligjit të ri për arsimin e lartë të përcaktojë se kush është ndëshkueshmëria dhe kush është perceptimi i institucioneve për plagjiatin.

    “Universiteti i Prishtinës veçse e ka imazhin e dëmtuar. Mund të jetojnë iluzionin  e kinse të bërit shkencë mirëpo UP dhe të gjitha universitet tjera janë larg shkencës.  Plagjiatorët duhet të ndjekin dhe duhet të sanksionohen dhe p0ër këtë përgjigja duhet të vije nga organet e brendshme n ë këtë rast nga këshilli i etikës dhe senati i UP-së. Pra të japim një shembull të mirë të ndëshkimit të plagjiatorëve. Unë vlerësoj që organet e brendshme duhet të sanksionojnë kush është ai sanksionim. Iu ngelet që të përcaktohen sipas rregulloreve të brendshme të universiteteve publike”.

    “Sa më i fuqishëm sanksionimi aq më parandalues do të jetë për të tjerët që potencialisht mund të iu shkojë mendja që të avancohen me plagjiat. Ministria e Arsimit është e rëndësishme të komunikojë përkushtimin institucional kundër plagjiaturës dhe që komunikim i këtij të bëhet përmes anëtarëve të këshillave drejtues që MAShT i ka si përfaqësues në të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë në vend. Ajo çka MAShT mund të bëjë është që përmes Ligjit të ri për arsimin e lartë të përcaktojë se kush është ndëshkueshmëria dhe kush është perceptimi i institucioneve për plagjiatin”, tha Qehaja./E.O

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.