Që nga fillimi i pandemisë më 13 mars në Kosovë sot është regjistruar numri më i madh i të vdekurve nga Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se nga Covid-19 sot kanë vdekur 22 persona.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 22 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 raste (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 raste (79, 77 vjeç), Prizren 2 raste (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Istog 2 raste (84, 65 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Gjatë ditës së djeshme në Kosovë nga Covid-19 kanë vdekur 14 persona deri sa të martën numri i të vdekurve ka qenë dhjetë.
Kurse të hënën numri i personave që kanë humbur jetën ka qenë 11.
Numri total i rasteve pozitive është 41 mijë 299 raste nga 148 mijë 213 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.062 raste të vdekjes./FrontOnline/